RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja e kënaqur me progresin e bërë në negociatat e paqes me Ukrainën

be-ja-e-kenaqur-me-progresin-e-bere-ne-negociatat-e-paqes-me-ukrainen

Presidentja e Komisionit Evropian (BE), Ursula von der Leyen tha se janë të kënaqur me progresin e arritur në bisedimet e paqes në Ukrainë pas takimeve të mbajtura në SHBA, transmeton Anadolu.

Në lidhje me çështjen, Von der Leyen bëri deklaratë në llogarinë e saj në platformën e kompanisë amerikane të mediave sociale X. Ajo tha se realizuan një telefonatë të gjatë me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskyy dhe disa liderë evropianë, duke shtuar se “Kemi mësuar se është bërë përparim dhe e mirëpresim këtë”.

Von der Leyen tha se BE-ja është gati të vazhdojë të punojë për të konsoliduar progresin e bërë me Ukrainën dhe SHBA-në, duke nënvizuar se një nga aspektet më të rëndësishme që nga dita e parë është sigurimi i garancive të forta të sigurisë.

Trump u takua me Zelenskyyn në rezidencën e tij Mar-a-Lago në Florida. Në fjalën e tij lidhur me takimin, Trump tha se është bërë përparim i rëndësishëm në procesin e përfundimit të luftës Rusi-Ukrainë, ndërsa Zelenskyy njoftoi se është arritur marrëveshje për rreth 90 për qind të planit të paqes me 20 pika.

Related posts

Kovaçi palestinez në Gaza me një këmbë të humbur lufton për mbijetesë

Muhamet Ramadani

Stuhi e pluhurit në Illinois, afro 60 aksidente me vetura, raportohet për të vdekur – VIDEO

admin

Me gomone drejt Anglisë, autoritetet franceze shpëtojnë 190 emigrantë që ishin në rrezik

admin