RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja i bën thirrje Rusisë të japë urgjentisht informacion mbi rastin e murtajës në Siberi

be-ja-i-ben-thirrje-rusise-te-jape-urgjentisht-informacion-mbi-rastin-e-murtajes-ne-siberi

Komisioni Evropian i kërkoi sot Rusisë të japë informacion në lidhje me një rast të raportuar të murtajës në Siberi “sa më shpejt të jetë e mundur”, duke thënë se nevojiten më shumë detaje për të vlerësuar rreziqet e mundshme ndërkufitare, transmeton Anadolu.

“Rusia duhet të vërë në dispozicion informacionin në lidhje me murtajën sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo është ajo që na duhet”, tha zëdhënësja e KE-së, Eva Hërnçirova në Bruksel.

Ajo tha se BE-ja zhvilloi takim me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (OBSH) të mërkurën, gjatë të cilit agjencia e shëndetësisë e OKB-së kërkoi sqarime dhe informacion të mëtejshëm nga Rusia.

“Na duhet informacion nga Rusia”, tha Hërnçirova duke theksuar rëndësinë e ndarjes së “informacionit në kohë, të saktë dhe preciz” nga Moska në kuadër të anëtarësimit të saj në Rajonin Evropian të OBSH-së.

Sipas informacionit të dhënë nga autoritetet ruse, një hetim epidemiologjik u krye pasi një rast i pneumonisë së marrë nga komuniteti u identifikua tek një punonjëse e Institutit të Kërkimit Shkencor Kundër Murtajës në Irkutsk të Siberisë dhe Lindjes së Largët.

Ajo tha se ekspertët kanë nevojë për informacionin për të vlerësuar situatën epidemiologjike dhe për të përcaktuar nëse mund të ketë implikime për vendet e tjera.

“E gjithë bota po pret informacionin nga Rusia”, shtoi ajo.

Hërnçirova theksoi se nuk i takon KE-së të përcaktojë nëse Rusia ka shkelur rregullat e OBSH-së, duke vënë në dukje se OBSH-ja është “bashkëbiseduesi kryesor” i BE-së për këtë çështje.

Sipas zëdhënëses, OBSH-ja ende po kërkon sqarime nga Rusia, që do të thotë se BE-së aktualisht i mungojnë informacione të mjaftueshme për të vlerësuar situatën epidemiologjike dhe rrezikun potencial për vendet e tjera.

Related posts

Territoralja: 100 bashkitë e opozitës dhe “psetë” për këtë shifër

Kushtrim Guraj

Pentagoni publikon video të reja të UFO-ve

admin

SBAShK: Mësimdhënësit arritën t’i përfundojnë njësitë mësimore, orët e humbur s’u zëvendësuan në tërësi

admin