RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja i kërkon SHBA-së të rishqyrtojë refuzimin e vizave për delegacionin palestinez

be-ja-i-kerkon-shba-se-te-rishqyrtoje-refuzimin-e-vizave-per-delegacionin-palestinez

Bashkimi Evropian (BE) i ka bërë thirrje SHBA-së që të rishqyrtojë vendimin për t’u refuzuar vizat anëtarëve të delegacionit palestinez përpara sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në New York, transmeton Anadolu.

Shërbimi Evropian i Veprimit të Jashtëm (EEAS) tha se shpreh keqardhje për vendimin për të vazhduar refuzimin e vizave për të dytin vit radhazi.

“Duke marrë parasysh marrëveshjet ekzistuese me OKB-në lidhur me selinë e saj dhe detyrimet e SHBA-së si shtet pritës, i bëjmë thirrje SHBA-së që ta rishqyrtojnë këtë vendim”, tha zëdhënësi i EEAS-it për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë të BE-së, Anouar El Anouni.

Deklarata vjen përpara sesionit të përvitshëm të nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, i cili është planifikuar të mbahet javën e ardhshme në New York.

Administrata amerikane për të dytin vit radhazi ka mbajtur në fuqi kufizimet e vizave ndaj zyrtarëve të lartë palestinezë, përfshirë presidentin palestinez, Mahmoud Abbas.

Më 17 shtator, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi me 152 vota pro dhe 3 kundër një rezolutë që i lejon presidentit Abbas t’i drejtohet sesionit të ardhshëm përmes një videolidhjeje, pasi SHBA-ja i refuzoi vizën.

Rezoluta u miratua përpara sesionit të 81-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 337 e lu’ftës

admin

Kanada, 2 mijë mbetje të reja u gjetën në vendin e një ish-konvikti të shkollës kishtare

admin

Të paktën 18 të vrarë në sulmet e SHBA-së dhe Izraelit në Iran

Irfan Jahiu