RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja: I papranueshëm vendimi i Polonisë dhe Hungarisë për ndalimin e importeve nga Ukraina

be-ja:-i-papranueshem-vendimi-i-polonise-dhe-hungarise-per-ndalimin-e-importeve-nga-ukraina

BE-ja thotë se veprimet e njëanshme tregtare janë të papranueshme pasi Polonia, Hungaria ndalojnë importet e grurit dhe ushqimeve në Ukrainë

Bashkimi Evropian e ka quajtur të papranueshëm dhe veprim të njëanshëm mbi tregtinë vendimin e shteteve anëtare të saj, Polonisë dhe Hungarisë lidhur me ndalimin për importet e drithërave dhe ushqimeve të tjera nga Ukraina për të mbrojtur sektorin vendas të bujqësisë.

“Ne jemi të vetëdijshëm për njoftimet e Polonisë dhe Hungarisë në lidhje me ndalimin e importeve të grurit dhe produkteve të tjera bujqësore nga Ukraina. Në këtë kontekst, është e rëndësishme të nënvizohet se politika tregtare është e kompetencës ekskluzive të BE-së dhe, për rrjedhojë, veprimet e njëanshme nuk janë të pranueshme”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Ai ka shtuar se në kohë të tilla sfiduese, është thelbësore që të koordinohen dhe të përafrohen të gjitha vendimet brenda BE-së.

Polonia dhe Hungaria janë përfshirë në konflikte të gjata me Brukselin mbi çështjet që përfshijnë pavarësinë e gjyqësorit, liritë e medias dhe të drejtat për LGBT, dhe të dyjave u janë mbajtur fondet për shkak të shqetësimeve mbi sundimin e ligjit.

Ndalimi polak, i cili hyri në fuqi të shtunën në mbrëmje, do të zbatohet gjithashtu për tranzitin e këtyre produkteve përmes vendit, tha të dielën ministri i zhvillimit dhe teknologjisë.

“Ndalimi është i plotë, duke përfshirë ndalimin e tranzitit përmes Polonisë,” shkroi Waldemar Buda në Twitter, duke shtuar se do të zhvillohen bisedime me palën ukrainase për të krijuar një sistem që siguron që mallrat të kalojnë vetëm përmes Polonisë.

Ministria e politikës agrare dhe ushqimit të Ukrainës tha të shtunën se ndalimi polak binte ndesh me marrëveshjet ekzistuese dypalëshe mbi eksportet dhe bëri thirrje për bisedime për të zgjidhur çështjen.

Agjencia shtetërore e lajmeve Ukrinform e Ukrainës tha se ministrat ukrainas dhe polakë do të takohen të hënën në Poloni dhe në bisedime do të përqendrohej në marrëveshjen e tranzitit. /koha

Related posts

Haiti, OKB angazhohet për të gjetur një zgjidhje për krizën

admin

Të dielën mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës

admin

Katari hedh poshtë akuzat e Parlamentit Evropian për korrupsion

admin