RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja kërkon kompromis politik dhe institucione të qëndrueshme në Kosovë

be-ja-kerkon-kompromis-politik-dhe-institucione-te-qendrueshme-ne-kosove

Shefi në Detyrë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Boguslaw Gertruda, priti të hënën në mbrëmje Raportuesin e Parlamentit Evropian për Kosovën, Riho Terras, në prag të prezantimit të rezolutës së Parlamentit Evropian për Kosovën.

Sipas Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit politike në vend, si dhe nevoja që udhëheqësit politikë të Kosovës të arrijnë kompromis për krijimin e institucioneve të qëndrueshme.

Po ashtu, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e shfrytëzimit të mundësive që ofron Bashkimi Evropian në procesin e integrimit evropian të Kosovës

Related posts

VIDEO/ Snajperisti neutralizon grabitësin e bankës, plumbi kalon përmes ekranit të kompjuterit dhe e qëllon në ballë! 36-vjeçari mbante dy pengje si mburoja njerëzore

admin

Rrjetet shqiptare të drogës në Itali zëvendësojnë marijuanën me kokainën

Muhamet Ramadani

Kuvendi i Shqipërisë miraton ndryshimet në kabinetin qeveritar

Irfan Jahiu