RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja kërkon nga Kosova “kohë të mjaftueshme” për çështjen e riregjistrimit të targave

be-ja-kerkon-nga-kosova-“kohe-te-mjaftueshme”-per-ceshtjen-e-riregjistrimit-te-targave

Bashkimi Evropian ka thënë të enjten se Prishtina duhet t’i japë kohë të mjaftueshme zbatimit të vendimit, sipas të cilit serbët që jetojnë në veri të Kosovës, t’i kalojnë targat e veturave të tyre të lëshuara nga Serbia në ato të Kosovës, brenda dy muajve.

Kështu citohet ti ketë thënë Reuters, një zëdhënës i Komisionit Evropian, transmeton Telegrafi.

“Është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që ai të jetë i përgatitur dhe të zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët që afektohen nga vendimi, në linjë me praktikat e mira evropiane”, tha një zëdhënës i Komisionit Evropian.

“Konkluzionet e vitit 2016 për lirinë e lëvizjes kanë përfshirë një afat më të gjatë kohor për riregjistrim, që duhet të ofrojë udhëzime për procesin e tanishëm”, shtoi ky zëdhënës.

Zëdhënësi tha se BE u kërkoi “të dyja palëve të shfrytëzojnë dialogun e lehtësuar nga BE si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura midis tyre … duke përfshirë edhe çështjet në lidhje me targat.”

Periudha e riregjistrimit të makinave me targa të lëshuara nga Serbia, që përdoren në veri të Kosovës (KM, PR, PZ, etj.), ka nisur më 1 shtator dhe do të zgjasë deri më 31 tetor.

Related posts

Shefi i OSBE-së në Kosovë: Autorët e këtyre krimeve duhet të sillen menjëherë para drejtësisë

admin

VIDEO/ Shkrumbohet banesa në Prizren, humb jetën foshnja 1-vjeçare. Shpëtojnë mrekullisht 3 fëmijë të tjerë

admin

Presidenti Biden i propozon G7-ës që të ofrojnë deri në 50 miliardë dollarë kredi për Ukrainën! Fondet, nga pasuritë ruse të ngrira në Perëndim

admin