RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-ja mirëpret vendimin e Kosovës dhe Serbisë për targat

be-ja-mirepret-vendimin-e-kosoves-dhe-serbise-per-targat

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrel, ka mirëpritur vendimin për njohjen zyrtare të targave të automjeteve të Kosovës dhe Serbisë.

Borrell ka thënë se ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e marrëveshjes për rrugën e normalizimit.

“BE-ja mirëpret vendimet e Kosovës dhe Serbisë për të njohur zyrtarisht targat e automjeteve të njëra-tjetrës dhe për të shfuqizuar plotësisht regjimin e afisheve. Ky vendim është një hap pozitiv në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit, si dhe në angazhimet e kaluara të Dialogut lidhur me Lirinë e Lëvizjes”, është deklaruar Borrell.

Ai theksoi rëndësinë e vazhdimit të punës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi.

“Ky përbën gjithashtu një hap në drejtimin e duhur drejt një integrimi më të mirë rajonal dhe evropian të Ballkanit Perëndimor, nga i cili në fund përfitojnë qytetarët e rajonit”.

Qeveria e Serbisë më 25 dhjetor vendosi të lejonte makinat me targa RKS të lëvizin lirshëm në territorin e shtetit të saj dhe vendimi nisi së zbatuari më 1 janar. Ndërkaq, më 4 janar Qeveria e Kosovës vendosi që të heqë regjimin e letrave ngjitëse për makinat me targa të Serbisë.

Related posts

Erdoğan Greqisë: Mos u ngatërroni me Turqinë në Egje

admin

Turqia regjistron temperaturë rekorde

admin

Mbyllet afati për certifikim të partive për zgjedhjet e 23 prillit, Lista Serbe nuk aplikon

admin