RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE-ja: Rusia duhet t’i përmbahet Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi

be-ja:-rusia-duhet-t’i-permbahet-marreveshjes-se-korridorit-te-drithit-ne-detin-e-zi

Bashkimi Evropian (BE) tha se Rusia duhet t‘i përmbahet Marrëveshjes së Korridorit të Drithit në Detin e Zi dhe se do të jetë “përgjegjësja e vetme” e ndërprerjeve të furnizimit të drithit në rast se ajo tërhiqet nga marrëveshja, raporton Anadolu.

Peter Stano, një nga zëdhënësit e Komisionit Evropian (KE), iu përgjigj pyetjes së AA-së lidhur me deklaratën e bërë nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, se mendon të tërhiqet nga Marrëveshja e Korridorit të Drithit në Detin e Zi.

Stano theksoi se Putin është përgjegjës në mënyrë të drejtpërdrejtë për problemet e përjetuara në furnizimin e drithit, plehut dhe produkteve të tjera bujqësore për shkak se filloi luftën në Ukrainë dhe se bllokoi eksportin e drithit të Ukrainës.

“Rusia e përdor urinë jo vetëm si një armë kundër popullit të Ukrainës, por edhe si një mjet gjeopolitik për të rritur dhimbjet e njerëzve të pambrojtur në Afrikë, Azi apo në Lindjen e Mesme”, tha Stano.

Ai shtoi se lufta e Rusisë në Ukrainë është e vetmja pengesë për rrjedhën tregtare pa pengesë në Detin e Zi dhe eksportin e produkteve ushqimore dhe bujqësore.

“Rusia duhet të ndalë luftën e paligjshme dhe bllokimin e paligjshëm të porteve të Ukrainës. Duhet të tërheqë nga territoret e Ukrainës të gjitha njësitë e saj vrasëse dhe grabitëse. Nëse Rusia tërhiqet nga marrëveshja, do të mbyllet sërish rruga kryesore që lejon eksportin e drithit në sasi të mëdha dhe në përputhje në aspektin ekonomik”, u shpreh Stano.

“Pretendimi i Putinit për “mashtrim nga Perëndimi”

Lidhur me akuzat e Putinit për çështjen e tërheqjes nga marrëveshja, se “Perëndimi ka mashtruar Moskën duke mos përmbushur asnjë prej premtimeve për dërgimin e produkteve bujqësore ruse në tregjet botërore” Stano bëri vlerësimin se:

“Ashtu si shumë herë, Rusia edhe këtu manipulon të vërtetat dhe përhap gënjeshtra. Sipas të dhënave të Agjencisë së OKB-së për Ushqimin dhe Bujqësinë (FAO), shifrat lidhur me eksportin e plehut të Rusisë në vitin 2022, tregojnë se është shënuar rritje mbresëlënëse prej 89 për qind në vlerë ndërsa rënie prej 10 për qind në vëllim. FAO parashikon që eksportet ruse të drithit në periudhën e marketingut 2022-2023 të janë afërsisht 55 milionë tonë, 18 për qind mbi vëllimin mesatar pesëvjeçar, mes prodhimit të lartë rekord dhe ritmit të fortë të shitjeve në vitin 2022. Në mënyrë të hapur është e qartë se humbësi këtu nuk është kategorikisht Rusia”.

Related posts

Kurti për Reuters: Nuk jemi në vitin 1998, ne jemi shumë më të përgatitur për të mbrojtur sovranitetin tonë

admin

Mujka dhe këshilltari i ministrit Peci ndalohen për 48 orë, dyshohen për keqpërdorim detyre

rezart morina

Arabia Saudite paralajmëron investime në Iran

rezart morina