RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mujka dhe këshilltari i ministrit Peci ndalohen për 48 orë, dyshohen për keqpërdorim detyre

mujka-dhe-keshilltari-i-ministrit-peci-ndalohen-per-48-ore,-dyshohen-per-keqperdorim-detyre

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se ish-nënkryetari i Mitrovicës së Jugut, Faruk Mujka dhe ish-drejtori për Kadastër dhe Gjeodezi në këtë komunë, Hysen Muzliukaj, janë ndaluar për 48 orë, me aktvendim të Prokurorisë Speciale.

Mujka që tani është kryeshef i ndërmarrjes “Ibër Lepenc” dhe Muzliukaj që është këshilltar i ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, sipas Prokurorisë dyshohen për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar në kohën sa ata kanë mbajtur pozita udhëheqëse në Komunën e Mitorvicës së Jugut.

“Prokuroria Speciale njofton se ekziston dyshimi i bazuar mirë se dy personat të ndaluar, të pandehurit F.M dhe H.M, në cilësi të personave zyrtarë, me dashje kanë shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar me qëllim të përfitimit të dobisë së kundërligjshme pasurore për vete apo për tjetrin, kanë tejkaluar kompetencat e tyre zyrtare dhe nuk i kanë respektuar detyrat dhe përgjegjësitë e tyre që të ushtrojnë funksionin e tyre në bazë të ligjit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Po ashtu, nën mbikëqyrjen e Prokurorisë Speciale, Policia e Kosovës, Njësia e Veçantë e Hetimeve, thuhet se ka kryer bastisje në dy lokacione, pronë e dy të dyshuarve.

“Gjatë bastisjes në njërin lokacion, ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar shuma e të hollave prej gjashtëdhjetë mijë (60.000.00) euro”, thuhet në njoftim.

KOHA deri më tani nuk ka arritur që të kontaktojë me përfaqësuesit ligjorë të dy të arrestuarve, për të marrë një qëndrim nga ana e tyre lidhur me rastin.

KOHA ka kërkuar një përgjigje nga Oda e Avokatëve të Kosovës, lidhur me atë se a janë në dijeni se kush janë avokatet e të arrestuarve. Nga kjo Odë kanë thënë se nuk i marrin emrat e palëve edhe në rastet kur ata angazhojnë avokat për raste të caktuara.

KOHA ka provuar që të marr një përgjigje lidhur me këtë edhe në ndërmarrjen e “Ibër Lepencit”, ku Mujka është aktualisht kryeshef i Bordit, por kanë thënë se nuk kanë informata lidhur me rastin dhe se nuk e din se kush i përfaqëson.

për këtë nuk kanë dhënë as nga Ministria e Bujqësisë, ku punon Muzliukaj.

Related posts

Zgjedhjet në komunat veriore – Lista Serbe nuk e ka njoftuar zyrtarisht KQZ-në për mospjesëmarrje, tetë parti të tjera po

rezart morina

Shtyhet për një ditë masa e gjobitjes për targat ilegale

admin

BE-ja dhe 13 vende i bëjnë thirrje Izraelit të ndërmarrë veprime konkrete kundër dhunës së kolonëve izraelitë

rezart morina