Bashkimi Evropian (BE) e ka kritikuar Mongolinë të martën për dështimin e saj në zbatimin e fletarrestimit të lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) për arrestimin e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, gjatë vizitës së tij në këtë vend.
“BE-ja shpreh keqardhje që Mongolia, një vend anëtar i Statutit të Romës së GJNP-së, nuk e përfilli detyrimin e vet sipas këtij statuti për ta zbatuar fletarrestimin”, tha blloku në një komunikatë.
Putini kërkohet për dëbimin dhe dërgimin e paligjshëm të fëmijëve ukrainas nga pjesët e pushtuara të Ukrainës për në Rusi, prej se e urdhëroi pushtimin e plotë të Ukraiëns në shkurt 2022.
Mongolia importon 95 për qind të produkteve të saj të naftës dhe më shumë se 20 për qind të energjisë elektrike nga fqinjët e saj të afërt, dhe këto furnizime janë jetike për mbijetesën e vendit, tha zëdhënësi për Politico.
The post BE-ja shpreh keqardhje që Mongolia s’e arrestoi Putinin first appeared on Radio Televizioni Iliria.