RTV AHIRETI
LajmeLajmetRajon dhe Botë

BE-ja zgjat sanksionet kundër organizatës terroriste PKK

be-ja-zgjat-sanksionet-kunder-organizates-terroriste-pkk

Bashkimi Evropian (BE) ka zgjatur sot sanksionet kundër grupeve terroriste PKK dhe DHKP/C për 6 muaj të tjerë, pasi përditësoi listën e tij të grupimeve terroriste, transmeton Anadolu Agency (AA).

Lista në fjalë e BE-së është rinovuar pa asnjë ndryshim në hyrje për gjashtë muaj të tjerë, njoftoi Këshilli i Bashkimit Evropian në një deklaratë.

Lista e zezë vazhdon të përfshijë 13 persona dhe 21 entitete ose grupe, duke përfshirë PKK dhe DHKP/C të ekstremit të majtë, të cilët janë subjekt i masave kufizuese.

Janë sanksionuar edhe organizatat terroriste IBDA-C dhe ATK.

Për të luftuar terrorizmin, blloku ngrin fondet dhe asetet financiare në BE të personave dhe grupeve të regjistruara dhe i ndalon operatorët e BE-së t’i vënë në dispozicion burimet ekonomike për ta.

BE-ja aplikon mekanizëm të veçantë sanksioni për Al-Kaedën dhe DEASH-in

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 35-vjeçare kundër Türkiye-s, PKK ka qenë përgjegjëse për vdekjen e më shumë se 40.000 njerëzve, duke përfshirë gra dhe fëmijë.

DHKP-C është përgjegjëse për sulme të shumta terroriste në Turqi, duke përfshirë sulmin e vitit 2013 në Ambasadën e SHBA-së në Ankara.

Si PKK ashtu edhe DHKP-C janë të listuara si organizata terroriste nga Türkiye dhe SHBA-ja.

Related posts

“Nuk e filluam ne luftën” – SHBA s’e përjashton vendosjen e trupave amerikane në Iran: Do të shkojmë aq larg sa të na duhet!

admin

Çmimi i Karlit të Madh për herë të parë i jepet një rabini! Kush është Pinchas Goldschmidt dhe arratisja e tij nga Moska pas pushtimit rus të Ukrainës

admin

Përleshje në burgun grek, vriten dy të dënuar! Policia arreston 11 persona, mes tyre edhe një shqiptar, dyshohet se është autori

admin