RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Kemi dhënë mbi 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën

be:-kemi-dhene-mbi-70-miliarde-euro-ndihme-per-ukrainen

Presidenti i Këshillit të Bashkimit Evropian (BE), Charles Michel, tha se ata do të mbyllin boshllëqet ligjore në sanksionet dhe do të kufizojnë tregtinë e diamanteve me Rusinë, transmeton Anadolu.

Michel foli për mediat përpara Samitit të Liderëve të G7-tës në Hiroshima, Japoni.

“Ne do të vazhdojmë të ofrojmë mbështetje të fortë ushtarake, politike, humanitare dhe financiare për Ukrainën”, tha Michel.

Ai theksoi se BE-ja dhe vendet e saj anëtare kanë dhënë mbi 70 miliardë euro ndihmë për Ukrainën deri më tani.

Duke theksuar se BE-ja ka ndërmarrë hapa gjithëpërfshirëse me paketa sanksionesh për të parandaluar Rusinë, Michel tha se, “Tani jemi të fokusuar në mbylljen e boshllëqeve ligjore në sanksione”.

Teksa shpjegonte se vazhdojnë të pengojnë qasjen e Rusisë në materialet kritike, Michel theksoi se do të marrin masa të reja.

“Ne do të kufizojmë tregtinë e diamanteve ruse”, tha ai, duke shtuar se në samitin e G7-tës ata do ta bëjnë të qartë pse sanksionet kundër Rusisë janë të nevojshme dhe të justifikuara.

Duke theksuar se në takim do të diskutohen edhe marrëdhëniet me Kinën, Michel tha se, “Një marrëdhënie e qëndrueshme dhe konstruktive me Kinën është në interesin tonë të përbashkët”.

Michel tha se BE-ja është e vendosur të ruajë vlerat dhe interesat e saj, duke shtuar se, “Ne nuk duam të ndahemi, por duam të reduktojmë varësitë tona të tepruara dhe të zvogëlojmë rrezikun”.

Michel shtoi se ata gjithashtu duhet të trajtojnë praktikat e padrejta të Kinës dhe të ri-balancojnë marrëdhëniet tregtare.

Liderët e SHBA-së, Francës, Britanisë, Gjermanisë, Kanadasë dhe Italisë po marrin pjesë në samitin e organizuar nga kryeministri japonez, Fumio Kishida.

Përveç vendeve të G7-tës, në samit janë të ftuar edhe BE-ja, Indonezia, India, Koreja e Jugut, Australia dhe Vietnami.

Related posts

Trudeau në vizitë të papritur në Kiev

admin

Clark: Serbia nuk do paqe dhe Kosova nuk do pavarësi të nënshtruar

RTI

Sulmohen me shok-bombë zyrtarët policorë në veri të Mitrovicës

admin