RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE: Kosova ka të drejtë të largojë gradualisht tabelat ‘KM’

be:-kosova-ka-te-drejte-te-largoje-gradualisht-tabelat-‘km’

Bashkimi Evropian përshëndet zbatimin e marrëveshjes në mes të Kosovës dhe Serbisë, për dokumentet hyrëse-dalëse, që filloi në mesnatë.
Një zëdhënës i Bashkimit Evropian ka nënvizuar se bëhet fjalë për një rezultat pozitiv që lehtëson lirinë e lëvizjes dhe është një zgjidhje evropiane.

“Marrëveshja për dokumentet e tregon se një qasje konstruktive dhe pragmatike sjell rezultate pozitive dhe ne u bëjmë thirrje të dyja palëve që të përdorin dialogun e lehtësuar nga BE-ja, si platformë për të adresuar dhe zgjidhur të gjitha çështjet e hapura ndërmjet tyre në mënyrë të ngjashme, duke përfshirë targat”, ka porositur ky zëdhënës, duke shtuar se qëndrimi i Bashkimit Evropian në lidhje me targat është bërë disa herë i qartë.

Gjithnjë, sipas këtij burimi, konform marrëveshjeve në dialog që datojnë nga viti 2011 dhe 2016, Kosova ka të drejtë të heqë gradualisht tabelat KM.

“Megjithatë, është e rëndësishme që të jepet kohë e mjaftueshme për zbatimin e këtij plani dhe që ai të përgatitet dhe zbatohet në konsultim të ngushtë me qytetarët e prekur dhe në përputhje me praktikat e mira evropiane”, thotë ky zëdhënës për RTK dhe shton se konkluzionet e marrëveshjes së vitit 2016 përfshinin afate kohore shumë më të gjata kohore për riregjistrimin, të cilat duhet të ofrojnë udhëzime për procesin në fjalë tani.

Related posts

Shuhen 397 ndërmarrje brenda 3 muajsh

rezart morina

Maqedoni e Veriut, organizohet tubim për Çamërinë para Ambasadës Greke

RTI

Mbreti Abdullah i Jordanisë thotë se bota ‘nuk mund të përballojë’ sulmin izraelit në Rafah

admin