RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE, mbi një e pesta e popullsisë nën rrezikun e varfërisë

be,-mbi-nje-e-pesta-e-popullsise-nen-rrezikun-e-varferise

Zyra e Statistikave (Eurostat) e Bashkimit Evropian (BE) ka publikuar të dhënat sipas të cilave në vitin 2021 në BE 21,7 për qind e popullsisë ka qenë nën rrezikun e varfërisë ose të përjashtimit social, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas të dhënave të Eurostat-it, mësohet se vitin e kaluar 95,4 milionë njerëz, që përfaqësojnë 21,7 për qind të popullsisë në BE, kanë qenë nën rrezikun e varfërisë ose të përjashtimit social.

Studimi këto rreziqe i përcakton si “varfëri, mangësi serioze financiare dhe sociale dhe/ose jetesa në një shtëpi me intensitet shumë të ulët punësimi” dhe përfshin familjet që përjetojnë të paktën një nga këto rreziqe.

Rreth 5,9 milionë nga 95,4 milionë njerëzit në fjalë jetojnë në familje me tre rreziqe një të njëjtën kohë.

– Rreziku më i lartë në Rumani, Bullgari, Greqi dhe Spanjë

Rreziku i varfërisë ose përjashtimit social tregon ndryshim në mesin e vendeve të BE-së. Norma më e lartë është regjistruar në Rumani me (34 për qind), Bullgari (32 për qind), Greqi dhe Spanjë (28 për qind). Ndërsa normat të ulëta janë vërejtur në Çeki me (11 për qind), Slloveni (13 për qind) dhe Finlandë (14 për qind).

Related posts

Ura në Maryland u shemb pas përplasjes së anijes, 20 persona dyshohet se ndodhen në ujë! Shpallet gjendja e jashtëzakonshme, FBI në vendngjarje

admin

Greqi – 44 parti dorëzojnë aplikimin për zgjedhjet e 25 qershorit

rezart morina

Nesër nis regjistrimi i popullsisë, për herë të parë regjistrohen dëmet nga lufta

RTI