RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE mesazhe ngushëllimi dhe mbështetjeje për Marokun e goditur nga tërmeti

be-mesazhe-ngushellimi-dhe-mbeshtetjeje-per-marokun-e-goditur-nga-termeti

Krerët e institucioneve të Bashkimit Evropian (BE) ndanë mesazhe solidariteti dhe ngushëllimi pas tërmetit 7 ballë që goditi Marokun, transmeton Anadolu.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në një deklaratë përmes platformës së medias sociale X tha: “Me të gjithë zemrën time ndodhem bashkë me popullin e Marokut kundër tërmetit të tmerrshëm që mori qindra jetë mbrëmë. Mendimet e mia janë me familjet e viktimave, me të plagosurit të cilëve u uroj shërim të shpejtë dhe me ekipet e ndihmës së parë që kanë kryer një punë të admirueshme”.

“Mendimet e mia janë me të gjithë të prekurit nga kjo tragjedi dhe bashkë me ata që kanë marrë pjesë në operacionet e kërkimit. BE-ja është e gatshme të mbështesë Marokun në këto momente të vështira”, tha presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Ndërkohë presidentja e Parlamentit Evropian (PE), Roberta Metsola në postimin e saj tha: “Nga Maroku kanë ardhur lajme shkatërruese pas tërmetit i cili ka shkaktuar vdekjen e qindra njerëzve dhe që më shumë të tjerë të mbesin pa shtëpi. Mendimet e mia në këtë moment të vështirë dhe tragjik janë me të gjithë viktimat, me të dashurit e tyre dhe bashkë me të gjithë popullin e Marokut”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell në mesazhin e tij shkroi: “Mendimet e mia janë bashkë me popullin e Marokut që u prek nga tërmeti i tmerrshëm i cili brenda një nate tronditi vendin dhe shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve”.

Ministria e Brendshme e Marokut njoftoi se të paktën 632 persona kanë humbur jetën në tërmetin 7 ballë që goditi vendin. Instituti Kombëtar Gjeofizik i Marokut njoftoi se tërmeti në Marakesh është tërmeti më i fuqishëm që vendi ka përjetuar në shekullin e fundit.

Related posts

Rekord historik temperaturash të acarta në SHBA

rezart morina

RMV, apel nga MPB-ja: Qytetarët të jenë të kujdesshëm me kë ndajnë të dhënat personale në internet

rezart morina

Tërmet i lehtë në Kosovë

admin