RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE: Nuk financojmë mure për migrantët

be:-nuk-financojme-mure-per-migrantet

Komisioni Evropian nuk do të financojë ndërtimin e një muri midis Bullgarisë dhe Turqisë, deklaroi zëdhënësi i këtij komisioni, Eric Mamer gjatë konferencës ditore për shtyp.

”Komisioni nuk do të financojë kurrë mure për migrantët”, theksoi ai.

”U takon shteteve anëtare të përcaktojnë se cilat janë mënyrat më të mira për të përmbushur detyrimet e tyre për mbrojtjen e kufijve. BE-ja është aty për t’i mbështetur në këtë kuadër”, shtoi ai.

”Komisioni financon masa dhe veprime të cilat kontribuojnë në mbrojtjen e mirë të kufijve të tij, përfshirë infrastrukturën e lëvizshme dhe fikse, por nuk do të financojë ndërtimin e mureve”, shtoi Mamer. /atsh

Related posts

Erdoğan: Turqia miraton aplikimin e Finlandës për anëtarësim në NATO, me Suedinë do të vazhdojnë bisedimet

rezart morina

Zhvillimet e fundit në veri, Osmani ndërpret vizitën zyrtare në New York

admin

Shefi i diplomacisë palestineze sulmet e kolonëve izraelitë i quan “terrorizëm i organizuar shtetëror”

rezart morina