RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE nuk jep datë për marrëveshjen finale Kosovë-Serbi

be-nuk-jep-date-per-marreveshjen-finale-kosove-serbi

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano ka folur për marrëveshjen Kosovë-Serbi mbi targat, afatin e marsit 2023 për arritjen e një marrëveshjeje dhe për mundësinë që BE-ja si ndërmjetësues t’i jap fund procesit negociator, nëse ndonjëra nga palët, në të ardhmen, bllokon procesin.

Duke e komentuar afatin mars 2023 si datë e fundit për arritjen e një marrëveshjeve mes dy shteteve, Stano ka thënë se BE nuk cakton afate artificiale.

Ai, në intervistën për Abc, ka thënë se afatet janë në duart e palëve.

“Kur flasim për urgjencë; dita e djeshme duket tashmë tepër vonë, sepse kjo situatë vazhdon më shumë se prej 10 vjetësh dhe kjo nuk është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë. Në vend që të përcaktojmë afate artificiale, ne po ndihmojmë palët, pasi janë palët që vendosin se kur do të jenë gati të arrijnë datën përfundimtare për arritën e marrëveshjes gjithëpërfshirëse lidhur me normalizimin e marrëdhënieve midis tyre dhe për të ecur përpara. Për të ecur përpara nga metoda e menaxhimit permanent të krizës te metoda e pajtimit. Nuk jemi ne që përcaktojmë afatet. Afatet janë krejtësisht në duart e palëve, në përfitimin e qytetarëve të tyre dhe Bashkimi Evropian do bëjë çdo gjë që mundet që palët të gjejnë kompromisin. Por u takon palëve që të gjejnë kurajon për të arritur në kompromiset e nevojshme me frymën evropiane”, ka deklaruar Stano.

I pyetur lidhur me mundësinë që BE t’i jap fund procesit negociator, në rast se njëra palë ose tjetra bllokon procesin, Stano ka thënë se në natyrën e BE-së është të fokusohet te rezultati dhe jo te dështimi.

“Natyra e Bashkimit Evropian është të fokusohet te rezultatet, të fokusohet te suksesi dhe jo dështimi. Është e rëndësishme të cilësohet se çfarë mund të ndodhë në rast dështimi, por do ishte më mirë të mos spekulohej lidhur me mundësinë për të braktisur apo për t’i dhënë fund procesit. Sidomos pas marrëveshjes së arritur këtë javë, ne kemi një momentum. Kjo marrëveshje hap vërtet rrugën drejt punës vendimtare për të ecur përpara me procesin e normalizimit midis Kosovës dhe Serbisë. Te kjo po fokusohemi dhe presim që të dyja palët të punojnë në këtë drejtim dhe të gjejnë zgjidhje evropiane me një mënyrë evropiane”, ka deklaruar Stano për Abc.

Ndërkohë, ai ka konfirmuar se drejtuesi i lartë i BE ka ftuar në Bruksel për ndërmjetësimin e negociatave kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

“Por përfaqësuesi i lartë i BE-së ka ftuar kryeministrin Kurti dhe presidentin Vuçiç në ditët që vijnë. Shpresoj, që ata do të mund të vijnë, kështu që të mund të vazhdojmë në frymën pozitive që u arrit këtë javë dhe të shfrytëzojnë këtë momentum për të ecur përpara. Kjo nuk bëhet për Bashkimin Evropian, por për interesat e qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë, për fillimin e ndalimit të përshkallëzimit të situatës dhe përfitimin nga perspektiva evropiane”, ka deklaruar Stano.

Related posts

Çfarë duhet të dini për planet e hidrogjenit të gjelbër të Indisë

admin

BE dhe SHBA, presion Serbisë: Marrëdhëniet me Rusinë “nuk janë normale”

RTI

Hezbollahu sulmon me raketa Izraelin në njëvjetorin e luftës në Gazë, çfarë po ndodh në Lindjen e Mesme

admin