RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE nuk ka publikuar ende agjendën e takimit Kurti-Vuçiq

be-nuk-ka-publikuar-ende-agjenden-e-takimit-kurti-vuciq

Agjenda e takimit të 18 gushtit mes Kurtit e Vuciqit, nuk është bërë ende publike. Mirëpo, njohësit e politikës së jashtme, nuk janë shumë optimist se do të arrihet një marrëveshje që në fillim të shtatorit të mos ketë tensione në në veri të Kosovës, të ngjashme me ato të 31 korrikut.

Një javë para takimit të Brukselit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, Bashkimi Evropian ende nuk ka dhënë asnjë detaj për temat e mundshme të diskutimit.

Shkurt, zëdhënësi i këtij institucioni i ka thënë RTV Dukagjini se ata do ta bëjnë të ditur me kohë agjendën dhe detajet e takimit.

“Ne do t’i bëjmë publike detajet dhe agjendën e takimit”, ka thënë Stano.

Por, as në Prishtinë nuk ka qartësim për temat që pritet të ngritën në tavolinë të bisedimeve, në takimin që është i pari i këtij niveli të lartë pas rreth 1 viti.

Televizioni ka pyetur Zyrën e Kryeministrit nëse do të jenë të hapur për të biseduar tensionet e fundit në veri të vendit në takimin e 18 gushtit por ata nuk kanë kthyer përgjigje.

Por, sipas njohësve të këtij procesi, Serbia ka një qëllim – që pikërisht të diskutojë për tema tashmë të përmbyllura siç është ajo e reciprocitetit.

“Serbia nuk është e interesuar që të ketë raporte të mira me Kosovën, e dyta Serbia dëshiron të rrënon paqen dhe sigurinë e Kosovës dhe e treta, Serbia nuk është e interesuar për respektim të asnjë marrëveshje me Kosovën, dhe së fundmi ky shtet po blen kohë që të minojë të ardhmen e qëndrushme të këtij vendi”, ka shtuar Imeri.

Pavarësisht rezultateve të takimit të Brukselit, Profesori Dritëro Arifi, nuk po sheh mundësi të qetësimit të situatës në veri të Kosovës para 1 shtatorit kur nis zbatimi i reciprocitetit.

“mendoj që situatë në veri të Kosovës do të tensiohet prapë me 1 shtator, apo edhe para 1 shtatorit…”, është shprehur Arifi.

Mirëpo, optimist se do të arrihet një marrëveshje mes palëve, është profesori Seb Bytytqi.

“Arritja e një marrëvshje në Bruksel, në takimin e 18 gushtit është i mundshëm, dhe është e mundshme të ketë marrëveshje për modalitetet e zbatimit të vendimeve të qeverisë, që ka të bëjë me reciprocitetin në targa dhe në dokumente të identifikimin, për të evituar çdo tension në veri te Kosovës”, ka shtuar Bytyqi.

Tensionet mes Kosovës e Serbisë u rriten fundjavën e 31 korrikut, para se të niste zbatimi i reciprocitetit jo vetëm në targa por edhe dokumente të udhëtimit.

Serbia tash e 11 vite zbaton këtë marrëveshje, duke i pajisur me dokumente banorët e Kosovës që kalojnë në Serbi për shkak të mos njohjes së letërnjoftimeve.

Related posts

Orban: Jemi në kontakt me Turqinë lidhur me anëtarësimin e Suedisë në NATO

admin

Zgjedhjet lokale: Shqipëria ngjyrë rozë

admin

Irlanda planifikon të ndalojë shitjen e cigareve për moshat nën 21 vjeç

RTI