RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE-SHBA kërkjojnë zbatimin e marrëveshjes

be-shba-kerkjojne-zbatimin-e-marreveshjes

Shefi i politikës së Jashtme të BE Josep Borrell, tha se zbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi, do të mbikëqyret nga një komision i përbërë nga të dyja vendet dhe Bashkimi Evropian. Ajo është ligjërisht e obligueshme.
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, i njoftoi ministrat e jashtëm të BE-së, për marrëveshjen e Ohrit, që u arrit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me 18 mars. Sipas Borrell, kjo është një arritje e madhe dhe, siç tha, “më nuk do të jemi në gjendje krize, por në implementim të marrëveshjeve të arritura më parë me 27 shkurt në Bruksel”.

“Këto marrëveshje hyjnë në fuqi me deklaratën që e lëshova. Nuk ishte nënshkrim për shkaqe ligjore, por të dyja palët u pajtuan se deklarata ime është përkushtim nga ana e tyre për të plotësuar tërësisht obligimet që dalin nga kjo marrëveshje e aneksi i implementimit”, tha Borrell.

Shefi i diplomacisë evropiane përsëriti që Prishtina zyrtare e ka urgjente fillimin e formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Kalendari kërkon që secila palë ta bëjë pjesën e vet, nuk fillon ndërtimi i shtëpisë nga kulmi. Disa nga këto gjëra janë shumë urgjente, e kam thënë se Kosova urgjentisht duhet të përkushtohet për formimin e Asociacionit. Janë bërë një sërë zotimesh dhe ne do të shohim se si palët do t’i përmbushin ato”, tha Borrell.

Related posts

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak flet para Komitetit të PE-së për Punë të Jashtme

admin

Sllovenia i kërkon ndihmë BE-së dhe NATO-s pas përmbytjeve

rezart morina

Përvjetori i gjenocidit në Srebrenicë: Lamtumirë 30 viktimave të tjera

rezart morina