RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

BE shpreh “shqetësim serioz” për mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga KQZ-ja

be-shpreh-“shqetesim-serioz”-per-mosmiratimin-e-perberjes-se-listes-serbe-nga-kqz-ja

Bashkimi Evropian ka shprehur “shqetësim serioz” për dështimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë për të miratuar rezultatet përfundimtare për Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

“BE-ja përsërit thirrjen e saj për depolitizimin e punës së KQZ-së, në përputhje me raportin e Misionit të BE-së për Vëzhgim të Zgjedhjeve, dhe u bën thirrje të gjitha partive të punojnë së bashku, në përputhje me Kushtetutën”, tha zëdhënësi i BE-së në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se është e rëndësishme që të gjithë kandidatët e zgjedhur të jenë në gjendje t’i marrin mandatet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

KQZ-ja i miratoi më 31 janar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, por jo rezultatet për Listën Serbe.
Për këtë ka reaguar edhe ambasada e ShBA-së në Kosovë dhe OSBE.

Moskonfirmimi i nëntë anëtarëve të Listës Serbe në Kuvendin e ardhshëm të Kosovës u dënua ashpër nga vetë partia dhe Beogradi zyrtar.

Related posts

Grupi Huthi i Jemenit mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj anijeve të gazit në portin egjiptian

Muhamet Ramadani

Kryeministri palestinez takon Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për zhvillimet në Palestinë

Hevzi

Media italiane: Albin Kurti, “Che Guevara i Ballkanit” fiton shumicën, kosovarët e ardhurojnë ende populizmin e tij

admin