RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BE thërret takim të jashtëzakonshëm të ministrave të jashtëm pas sulmeve iraniane ndaj Izraelit

be-therret-takim-te-jashtezakonshem-te-ministrave-te-jashtem-pas-sulmeve-iraniane-ndaj-izraelit

Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrel, ka bërë të ditur se ka thirrur një video-konferencë të ministrave të jashtëm të bllokut evropian pas sulmeve hakmarrëse të Iranit ndaj Izraelit, transmeton Anadolu.

“Pas sulmeve iraniane kundër Izraelit, për të martën kam thirrur një takim të jashtëzakonshëm VTC (video telekonferencë) të ministrave të jashtëm të BE-së”, shkroi Borrell në X.

“Objektivi ynë është të kontribuojmë në de-përshkallëzimin dhe sigurinë e rajonit”, theksoi shefi i politikës së jashtme të BE-së.

Mbrëmë, Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) lëshoi një breshëri dronësh dhe raketash në përgjigje të sulmit të 1 prillit në konsullatën iraniane në Damask.

Sulmi, që vrau shtatë zyrtar ushtarak iranianë, duke përfshirë një komandant të lartë të IRGC-së, tërhoqi reagime të ashpra nga zyrtarët e qeverisë iraniane, të cilët u zotuan për “përgjigje vendimtare”.

Sipas disa raporteve të pakonfirmuara, IRGC-ja lëshoi më shumë se 300 dronë dhe raketa në një sulm që zgjati disa orë, shumë prej të cilave u kapën nga sistemet izraelite të mbrojtjes ajrore.

Related posts

​Kriza globale, Arabia Saudite jep 50 milionë dollarë grant për Shqipërinë

rezart morina

Atentati ndaj ish-Presidentit/ FBI i jep fund konfuzioneve: Donald Trump u godit vërtet nga plumbi

admin

Tërmeti shkatërrimtar në Marok, shkon në 1,300 numri i viktimave

admin