Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen tha përpara samitit BE-Ukrainë që do të zhvillohet javën e ardhshme, se Kievi e ka mbështetjen e pakushtëzuar të Bashkimit Evropian.
“Ne qëndrojmë në krah të Ukrainës pa asnjë nëse dhe por”, tha von der Leyen në një fjalim më 28 janar në Duseldorf të Gjermanisë, shkruan Reuters.
“Ukraina po lufton për vlerat tona të përbashkëta, po lufton për respektimin e ligjit ndërkombëtar dhe për parimet e demokracisë dhe kjo është arsyeja pse Ukraina duhet ta fitojë këtë luftë”, shtoi ajo.
Von der Leyen dhe kolegët e të Bashkimit Evropian planifikojnë një samit BE-Ukrainë më 3 shkurt.
Dje, Këshilli i Bashkimit Evropian vazhdoi edhe për gjashtë muaj sanksionet për sektorë të caktuar të ekonomisë ruse, deri më 31 korrik. /euronews