RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmetShëndetësi

Dy persona të prekur me COVID-19 dhe tre me grip të derrit po trajtohen në Klinikën Infektive

dy-persona-te-prekur-me-covid-19-dhe-tre-me-grip-te-derrit-po-trajtohen-ne-kliniken-infektive

Gripozat e sezonit dimëror, kanë shkaktuar fluks të madh të pacientëve në institucionet shëndetësore në ditët e para të këtij viti.

Prezent në mesin tonë vazhdon të jetë ende COVID-19, ndonëse po bëhen katër vite kur janë paraqitur rastet e para në Kosovë.

Përveç COVID-19, prezent në Kosovës është edhe gripi i derrave.

Drejtori i Klinikës Infektive në QKUK, Arben Vishaj ka konfirmuar për Telegrafin se në këtë klinikë aktualisht janë duke u trajtuar dy pacientë me COVID-19 dhe tre të tjerë me gripin e derrit.

“Dy persona me COVID-19 janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive dhe tre të tjerë me gripin e derrit. Gjendja e tyre shëndetësore është stabile”, tha Vishaj.

Ai shtoi se gjatë ditës së nesërme do të dalin me të dhëna më të plota rreth situatës së krijuar në këtë klinikë.

Related posts

Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore përfundon me deklaratë të përbashkët

admin

Kilet e tepërta hiqini me çajin e zjarrit

admin

BQK: Pranoni para vetëm përmes llogarisë bankare në euro

admin