RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Begaj i kërkon Zambisë ta njohë Kosovën

begaj-i-kerkon-zambise-ta-njohe-kosoven

Presidenti Bajram Begaj, priti sot në një takim Ambasadoren e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë të Republikës së Zambias, jo rezidente në Shqipëri, Patricia Chisanga Kondolo.

Kreu i Shtetit e përgëzoi Patricia Chisanga Kondolo për detyrën e re, duke i uruar suksese gjatë ushtrimit të këtij mandati.

Gjatë bisedës u trajtuan çështje të bashkëpunimit dypalësh, si edhe rëndësia e bashkëpunimit në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Presidenti Begaj theksoi nevojën e afrimit midis dy vendeve në fusha me interes të ndërsjellë, si edhe krijimin e një baze bashkëpunimi në fushat ekonomike dhe kulturore.

Në këtë drejtim u vlerësua rëndësia e shkëmbimit të vizitave në nivele të ndryshme, nxitja e dialogut politiko-diplomatik dhe shfrytëzimi i potencialit për veprimtaritë e forumeve ndërkombëtare.

Presidenti Begaj inkurajoi njohjen e Kosovës nga Zambia si kontribut në forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në mungesë të njohjes zyrtare, Presidenti Begaj sugjeroi gjetjen e mënyrave të bashkëpunimit, siç është njohja e dokumenteve të udhëtimit apo realizimi i vizitave dhe promovimi i kontakteve të biznesit mes dy vendeve.

Related posts

Udhëzimi administrativ mbetet në fuqi, Nagavci: Është përcaktuar qartë karakteri i shtetit

admin

Specialja në Hagë vendos për vazhdimin e paraburgimit të Hashim Thaçit

RTI

“Ishte e neveritshme!”- Një çift kapet duke bërë seks para pasagjerëve gjatë fluturimit për në Dublin, udhëtarët: Në avion kishte fëmijë që…

admin