Një tërmet me magnitudë 4 ballë të shkallës Rihter, sipas matjeve të para, ka shqetësuar të hënën banorët e kryeqytetit të Bosnjë e Hercegovinës, Sarajevës dhe rrethinës së saj, raporton Anadolu.
Epiqendra e tërmetit u regjistrua në orën 9:22 të mëngjesit, 12 kilometra në veri të Sarajevës, sipas të dhënave në faqen e internetit të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej gjashtë kilometrash dhe është ndier në disa qytete.
Nuk ka informacione për dëme të mundshme.