RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BeH, komisioni zgjedhor konfirmon rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme

beh,-komisioni-zgjedhor-konfirmon-rezultatet-e-zgjedhjeve-te-pergjithshme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës sot ka marrë vendim për konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme në Bosnjë dhe Hercegovinë të mbajtura më 2 tetor 2022, raporton Anadolu Agency (AA).

Vendimi për konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme në BeH u mor njëzëri në një seancë urgjente të KQZ-së së BeH-së, pasi u konstatua se Departamenti i Apelit i Gjykatës së BeH-së refuzoi të gjitha ankesat e subjekteve politike në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve.

Rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme u konfirmuan për zgjedhjen e anëtarëve të Presidencës së BeH-së, Asamblesë Parlamentare të BeH-së, Parlamentit të Federatës së BeH-së, presidentit dhe nënkryetarit të Republikës Srpska, Asamblesë Kombëtare të Republikës Srpska dhe kuvendet e të dhjetë kantoneve në Federatën e BeH-së.

Pas vendimit për konfirmimin e rezultateve të zgjedhjeve, kryetari i KQZ-së së Bosnjë dhe Hercegovinës, Suad Arnautoviq, tha se kanë filluar të kalojnë afatet për konstituimin e të gjitha organeve qeveritare në vend.

Related posts

Izraeli nis negociatat me Gjermaninë për blerjen e sistemit “Arrow 3”

Muhamet Ramadani

FSK organizon “Javën ndërkombëtare të kadetëve”, mirëpresin kadetë nga vende të ndryshme të botës

Muhamet Ramadani

Vendimi i Qeverisë së Serbisë: Nga 1 janari lejon veturat me targa RKS në territorin e saj

Muhamet Ramadani