RTV AHIRETI
Lajme

BeH, shënohet Dita e Dëshmorëve në Qendrën Përkujtimore Potoçari në Srebrenicë

beh,-shenohet-dita-e-deshmoreve-ne-qendren-perkujtimore-potocari-ne-srebrenice

Në organizimin e përbashkët të Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Srebrenicës dhe Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të rënë të Komunës së Srebrenicës, në bashkëpunim me Qendrën Përkujtimore të Srebrenicës, sot në varrezat në Potoçari u shënua Dita e Dëshmorëve, raporton Anadolu.

Dita e Dëshmorëve shënohet tradicionalisht në ditën e dytë të Fitër Bajramit dhe sot në Potoçari janë mbledhur një numër i madh i familjarëve të viktimave të gjenocidit.

Kryeimami i Mexhlisit të Bashkësisë Islame të Srebrenicës, Damir ef. Peshtaliq këndoi jasinin dhe teuhidin para shpirtrave të të gjithë dëshmorëve.

“Ne amanetin e morëm nga dëshmorët tanë. Ne e kemi detyrim të luftojmë për atdheun tonë, për ta bërë atë më të bukur. Veçanërisht dua të theksoj forcën e nënave tona dhe gjithçka që ata bënë për Srebrenicën, Podrinjën dhe tërë Bosnjë e Hercegovinën. Fëmijëve tanë duhet t’u tregohet për forcën, luftën dhe këmbënguljen e tyre”, tha Peshtaliq.

Kryetarja e Organizatës së Familjeve të Dëshmorëve dhe Luftëtarëve të rënë të Komunës së Srebrenicës, Kadefa Muhiq tha: “Ne kemi obligim t’i kujtojmë dëshmorët tanë dhe sakrificën e tyre për vendin tonë”.

“Ne duhet t’u përcjellim të rinjve të kujtojnë dhe kultivojnë një kulturë të përkujtimit të gjenocidit të kryer ndaj boshnjakëve. Ne kemi organizuar shënimin e kësaj dite dhe ky është detyrimi ynë”, theksoi Muhiq.

Huso Husejnoviq ka ardhur sot, siç thotë ai, për të “vizituar dy djemtë e tij” të cilët janë varrosur në varrezat e Qendrës Memoriale.

“Sejidi dhe Hasani janë djemtë e mi. Sejidi ka lindur në 1973 ndërsa Hasani ka lindur në vitin 1975. Ata ishin të rinj, sapo mësuan për jetën. Ata do të ishin akoma të rinj dhe kaq shumë vite kanë kaluar. Koha kalon, por dhimbja nuk kalon”, tha Husejnoviq, i cili sot vizitoi edhe varret e vëllezërve të vrarë në gjenocid.

Deri më tani në Qendrën Përkujtimore Potoçari në Srebrenicë janë varrosur 6.721 viktima të gjenocidit ndërsa 250 viktima janë varrosur në varrezat lokale me vendim të familjarëve të mbijetuar.

Related posts

Një përmbledhje e zhvillimeve të fundit në Pa’lestinë, dita 334 e lu’ftës

rezart morina

Si të merreni me populistët?! The Economist: Bizneset perëndimore po mësojnë të përshtaten me politika të paqëndrueshme elektorale në mbarë botën

admin

Vriten dy persona në Korçë

admin6