RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

BeH, Zvizdiq thirrje anëtarëve të NATO-s të vendosin ushtarë në territorin e distriktit Bërçko

beh,-zvizdiq-thirrje-anetareve-te-nato-s-te-vendosin-ushtare-ne-territorin-e-distriktit-bercko

Kryesuesi i Dhomës së Përfaqësuesve të Asamblesë Parlamentare të Bosnjës e Hercegovinës (BeH), Denis Zvizdiq u bëri thirrje anëtarëve të NATO-s, të gjithë miqve të BeH-së integrale, sovrane, multietnike, antifashiste, evropiane dhe demokratike, që të dislokojnë ushtarë të NATO-s në bazë të Aneksit 1A të Marrëveshjes së Paqes të Dejtonit dhe nenit 7 në territorin e distriktit Bërçko të BeH-së, raporton Anadolu.

Ai e bëri këtë thirrje duke patur parasysh se Samiti i NATO-s do të mbahet më 11 dhe 12 korrik, ku do të diskutohet për situatën në BeH dhe në Ballkanin Perëndimor.

“Me një vendim të tillë, projekti për shkëputjen e entitetit të RS (Republika Sërpska) në BeH-së, i cili u iniciua me vendimet e fundit të Asamblesë Kombëtare të RS (Asambleja Kombëtare e RS) do të parandalohej paraprakisht dhe më pas do të pamundësohej. Me këtë do të eliminohet një nga rreziqet më të mëdha me të cilin po përballet BeH”, tha Zvizdiq.

Ai shtoi se shumica dërmuese e qytetarëve të BeH-së dëshirojnë paqe, stabilitet dhe përparim dhe me kënaqësi të madhe dhe mbështetje të sinqertë ata do të mirëpresin vendimin për forcat e NATO-s në distriktin e Bërçkos si një zgjidhje e përhershme për politikën anti-shtetërore dhe secesioniste.

Zvizdiq theksoi se shumica, gjegjësisht të gjithë, përveç liderit të koalicionit qeverisës në entitetin e RS të BeH-së, mohojnë gjenocidin dhe glorifikojnë kriminelët e luftës, të cilët janë të lidhur me strukturën qeverisëse në entitetin e RS dhe të cilët duan ta kthejnë RS-në në një degë të interesave ruse në Evropë dhe në Ballkanin Perëndimor.

Related posts

Turqia publikon librin për nevojën e reformave në OKB

admin

Agjencia e motit e OKB-së: Vera e vitit 2023 ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë

admin

Shemben dy ndërtesa në Francë, dyshohet për 10 të zhdukur

admin