RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjika thërret ambasadorin izraelit për trajtimin “thellësisht shqetësues” ndaj aktivistëve të flotiljes humanitare

belgjika-therret-ambasadorin-izraelit-per-trajtimin-“thellesisht-shqetesues”-ndaj-aktivisteve-te-flotiljes-humanitare

Belgjika thirri në konsultim ambasadorin e Izraelit sot për shkak të trajtimit “thellësisht shqetësues” dhe “të papranueshëm” të aktivistëve të flotiljes me destinacion Gazën nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe partneri i koalicionit Itamar Ben-Gvir, duke kërkuar lirimin e menjëhershëm të të ndaluarve, transmeton Anadolu.

“Pamjet që qarkullojnë për trajtimin e aktivistëve të flotiljes janë thellësisht shqetësuese. Njerëz të mbajtur peng, të lidhur, të detyruar të qëndrojnë me fytyrë poshtë, dhe një ministër qeveritar që transmeton poshtërimin e tyre në rrjetet sociale”, shkroi ministri i Jashtëm Maxime Prevot në platformën sociale amerikane X.

Prevot tha se mes të ndaluarve kishte edhe belgë dhe e përshkroi situatën si shkelje të “standardeve më bazike të dinjitetit njerëzor”.

“Të gjithë të ndaluarit duhet të trajtohen me dinjitet dhe të lirohen pa vonesë”, shtoi ai.

Ministri i Jashtëm tha se ka kërkuar që ambasadori i Izraelit në Belgjikë të thirret “për të shprehur indinjatën tonë dhe për të kërkuar sqarime”.

“Situata humanitare në Gaza mbetet katastrofike dhe kërkon vëmendjen e plotë të komunitetit ndërkombëtar. Belgjika është dhe do të mbetet aktive në ngritjen e kësaj çështjeje përmes çdo kanali diplomatik”, tha ai.

Deklarata erdhi pasi Ben-Gvir publikoi video me mbishkrimin “Mirë se vini në Izrael”, ku shfaqeshin aktivistë të ndaluar, të kapur nga forcat izraelite në ujërat ndërkombëtare, të lidhur dhe të detyruar të uleshin në gjunjë.

Flotilja humanitare Globale Sumud tha të martën se të 50 anijet e konvojit të saj të ndihmave u sekuestruan nga Izraeli. Së bashku, ato transportonin 428 persona nga 44 vende, pasi ishin nisur nga Marmarisi, Turqi, në përpjekje të re për të thyer bllokadën e paligjshme izraelite të vendosur mbi Gazën që nga viti 2007.

Related posts

Arabia me tjetër projekt futuristik, i përngjan Qabesë në pamje – VIDEO

Muhamet Ramadani

Siri, oligarku nga radhët e regjimit të rrëzuar të Asadit kritikon thirrjen e klerikut Gazal për “federatë”

RTI

Tragjedia në Maldive, pedagogu italian: Ishte ekspeditë shkencore, jo turistike! Monika me grupin do studionte koralet

admin