RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Belgjikë, regjistrohet “shifër rekord e fëmijëve refugjatë të pashoqëruar”

belgjike,-regjistrohet-“shifer-rekord-e-femijeve-refugjate-te-pashoqeruar”

Vitin e kaluar në Belgjikë u regjistruan 6.434 fëmijë refugjatë të pashoqëruar dhe se kjo është “shifra më e lartë e regjistruar deri më tani”, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të gazetës “La Derniere Heure”, ministrja belge për migracionin dhe azilin, Nicole de Moor në një fjalim në Parlament tha se në vitin 2022 janë regjistruar 6.434 fëmijë refugjatë të pashoqëruar duke shënuar rritje prej 30 për qind në krahasim me një vit më parë.

Ajo potencoi se kjo është shifra më e lartë deri më tani. “Rreth 2.200 prej këtyre fëmijëve janë të moshës 11-15 vjeç”, tha Moor e cila shtoi se kjo situatë nuk kërkon hapjen e qendrave të reja të strehimit.

Një kohë të gjatë në Belgjikë ka patur krizë lidhur me mos gjetjen e vendit të strehimit për ata që duan të aplikojnë për strehim.

Këta persona pavarësisht moshës apo gjinisë, detyrohen të flenë në rrugë për shkak të tejmbushjes së qendrave të pranimit të refugjatëve.

Related posts

“Evropa ka nevojë të forcojë marrëdhëniet me SHBA-të”- Meloni nga Afrika: Nuk ndaj të njëjtat mendime si Merz për MAGA-n! Italia në Gaza…

admin

Nga Presidenca mohojnë se Osmani refuzoi mbështetjen e LVV-së

Hevzi

Tërheqja e 5 mijë trupave nga Gjermania, dy ligjvënës republikanë kritikojnë vendimin: Po i dërgohet një sinjal i gabuar Vladimir Putinit

admin