RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ben-Gvir dëshiron t’i japë fund politikës së kthimit të trupave të palestinezëve të vrarë

ben-gvir-deshiron-t’i-jape-fund-politikes-se-kthimit-te-trupave-te-palestinezeve-te-vrare

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir i bëri thirrje qeverisë izraelite që t’i japë fund praktikës së kthimit të trupave të palestinezëve të vrarë të akuzuar për kryerjen e sulmeve ndaj Izraelit, raporton Anadolu.

Ben-Gvir u përcaktua për këtë veprim menjëherë pasi ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant tha se mbajtja e trupave nuk kishte asnjë efekt mbi grupet e armatosura palestineze.

Të premten, qeveria izraelite dorëzoi trupat e 3 palestinezëve të vrarë në një shkëmbim zjarri me forcat izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Në deklaratën e tij, Ben-Gvir e vlerësoi vendimin e qeverisë si një gabim të madh që do të ketë pasoja të rënda. “Nuk është ende tepër vonë që të ndjekim një politikë të fortë ofensive sigurie”, tha Ben-Gvir.

Të dielën, Ben-Gvir bojkotoi mbledhjen javore të kabinetit duke protestuar ndaj vendimeve të qeverisë, që ishte rasti i fundit i një serie mosmarrëveshjesh me ministrin e ekstremit të djathtë dhe kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ben-Gvir njoftoi të enjten se gjashtë anëtarë të partisë së tij në Parlamentin izraelit (Knesset) nuk do të votojnë për vendimet e qeverisë për shkak të mosmarrëveshjes me lëvizjet e saj. Ai ishte veçanërisht i zemëruar, për siç besonte, për një përgjigje të dobët të ushtrisë izraelite ndaj sulmit me raketa nga Gaza pas vdekjes së të burgosurit palestinez i cili ishte në grevë urie, Khader Adnan.

Related posts

Çekët protestojnë kundër qeverisë pro-perëndimore

rezart morina

Nga avokat e prokuror, tashmë kryeministër i Mbretërisë së Bashkuar! Kush është laburisti Keir Starmer

admin

Haradinaj: Kurti popullit i shet propagandë, e Serbisë i bën koncesione

admin