RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ben Gvir dhe kolonët hyjnë në Xhaminë Al-Aksa nën masa të rrepta sigurie

ben-gvir-dhe-kolonet-hyjne-ne-xhamine-al-aksa-nen-masa-te-rrepta-sigurie

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, ka hyrë mëngjesin e së dielës në Xhaminë Al-Aksa, i shoqëruar nga një grup kolonësh, nën mbrojtje të fortë të forcave izraelite.

Sipas burimeve lokale, gjatë hyrjes, disa kolonë kanë kryer rite fetare brenda oborrit të xhamisë, veprim që konsiderohet provokues dhe pjesë e përpjekjeve për të ndryshuar statusin aktual të vendit të shenjtë.

Autoritetet lokale në Jerusalem kanë deklaruar se ky veprim vjen në një kohë të rritjes së shkeljeve ndaj vendeve të shenjta islame dhe të krishtera, si dhe vazhdimit të kufizimeve për hyrjen e besimtarëve në kompleksin e Al-Aksës.

Ngjarja pritet të rrisë më tej tensionet në qytetin e shenjtë dhe në rajon. /mesazhi

Related posts

Sherr me grushte në parlamentin e Italisë, deputetët përleshen me njëri-tjetrin. Pamjet

admin

Izraeli shemb disa shtëpi dhe strehimoret e bagëtive të palestinezëve në Bregun Perëndimor

RTI

Aktivisti palestinez, Mahmoud Khalil argumenton se nuk mund të deportohet ligjërisht nga SHBA-ja

RTI