RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ben-Gvir, Netanyahut: Marrëveshja e pakujdesshme me Hamasin mund të çojë në prishjen e koalicionit

ben-gvir,-netanyahut:-marreveshja-e-pakujdesshme-me-hamasin-mund-te-coje-ne-prishjen-e-koalicionit

Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë të Izraelit, Itamar Ben-Gvir, tha se një “marrëveshje e pakujdesshme” me Hamasin për shkëmbimin e të burgosurve do të çonte në rrëzimin e qeverisë së koalicionit të udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu, raportoi Anadolu.

Ben-Gvir, i cili njihet për armiqësinë e tij ndaj Palestinës dhe për presionin që ka ushtruar ndaj Netanyahut për të vazhduar sulmet në Gaza, kërcënoi kryeministrin izraelit me një tjetër rrëzim të koalicionit.

Ben-Gvir bëri një postim në platformën e mediave sociale X në lidhje me marrëveshjen e re të supozuar të shkëmbimit të të burgosurve me Hamasin, duke deklaruar: “Marrëveshje e pakujdesshme = përmbysje e qeverisë”.

Ministri i ekstremit të djathtë Ben-Gvir në disa raste ka kërcënuar se do të prishë qeverinë e koalicionit të udhëhequr nga Netanyahu nëse nuk ndërmerren hapa për të përmbushur kërkesat e tij që nga fillimi i ofensivës në Gaza më 7 tetor.

Në fjalimin e tij në takimin e rregullt javor të partisë së tij javën e kaluar, Ben-Gvir tha se do të largohej nga qeveria e koalicionit të udhëhequr nga Netanyahu nëse ndalen sulmet në Gaza.

Related posts

“Janë siguruar ilegalisht nga burimet e huaja armiqësore ndaj SHBA-ve”- Donald Trump akuza për hakërim të fushatës, fajëson Iranin

admin

27 persona vriten nga luftimet mes dy grupeve në Tripol të Libisë

Muhamet Ramadani

Protestat në rajon bllokojnë eksportin dhe importin e kompanive kosovare, reagon DHTIK-ja

admin