RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Benny Gantz kërcënon të japë dorëheqjen pas su’lmeve të vazhdueshme në Ga’za

benny-gantz-kercenon-te-jape-doreheqjen-pas-su’lmeve-te-vazhdueshme-ne-ga’za

Izraeli po godet këtë të shtunë Rripin e Gazës, ndërsa një anëtar i lartë i këshillit të luftës të Izraelit, Benny Gantz, po kërcënon të japë dorëheqjen nga qeveria e Benjamin Netanyahu pasi nuk ka marrëveshje për një plan veprimi “ditë pas” në territorin palestinez.

Në orët e para të ditës së sotme, dëshmitarët okularë dhe ekipet e AFP raportuan për sulme në sektorë të ndryshëm të Rripit të Gazës, duke përfshirë qendrën e cila është goditur rëndë ditët e fundit.

Një nga ato sulme këtë javë në një shkollë të drejtuar nga agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (Unrwa) vrau 37 njerëz, sipas një spitali lokal. Ushtria izraelite mori përgjegjësinë për sulmin, i cili kishte në shënjestër atë që ajo tha se ishte “një bazë e Hamasit” dhe njoftoi dje se kishte vrarë “17 terroristë” atje.

Por Hamasi akuzoi ushtrinë izraelite të premten mbrëma për “informacion të rremë”, duke thënë se tre persona të listuar si “të vdekur” nga Izraeli ishin “të gjallë” dhe se të paktën dy persona ishin vrarë diku tjetër.

Shefi i UNRWA, Philippe Lazzarini, akuzoi Izraelin se ka goditur “pa paralajmërim” shkollën, e cila sipas tij ishte shtëpia e “6,000 njerëzve të zhvendosur” nga luftimet.

Kujtojmë që konflikti, tashmë në muajin e nëntë, ka vrarë dhjetëra mijëra palestinezë, ka rrafshuar pjesën më të madhe të Rripit të Gazës dhe ka çrrënjosur shumicën e 2.4 milionë banorëve të enklavës, të cilët tani po përballen gjithashtu me rrezikun e urisë.

Vetëm një javë pas udhërrëfyesit të ri të paraqitur nga presidenti amerikan Joe Biden, përpjekjet diplomatike për të arritur një armëpushim duket se janë në ngecje pavarësisht bisedimeve këtë javë në Doha të Katarit.

Në këtë kuadër, sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, javën e ardhshme do të vizitojë Izraelin, Egjiptin, Katarin dhe Jordaninë, siç njofton Uashingtoni. Por në kohën e turneut të kryediplomatit amerikan në Lindjen e Mesme, peizazhi politik në Izrael mund të ketë ndryshuar. /abcnews

Related posts

Ush’tria meksikane përforcon sigurinë në shtetin Sinaloa pas arrestimit të liderëve të kartelit në SHBA

admin

Danimarkë: Të infektuarit me COVID nuk do të izolohen më

admin

Bastisje të reja në rastin “Kobra”, Policia jep detaje

admin