RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Beqiroviq me ftesë të Presidentit Erdoğan në një vizitë pune në Turqi

beqiroviq-me-ftese-te-presidentit-erdogan-ne-nje-vizite-pune-ne-turqi

Kryetari i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, do të zhvillojë një vizitë pune në Republikën mike të Turqisë më 14 shtator, me ftesë të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan, njoftoi zyra e Beqiroviqit.

Bëhet e ditur se Beqiroviq do të bisedojë me presidentin turk Erdoğan në Stamboll për forcimin shtesë të bashkëpunimit të përgjithshëm ndërmjet Bosnjë e Hercegovinës dhe Republikës së Turqisë, situatën politike dhe të sigurisë në BeH dhe në rajon, si dhe çështjet aktuale ndërkombëtare.

Ky është takimi i katërt mes Beqiroviqit dhe Presidentit turk Erdoğan në më pak se dy vjet të mandatit të tij, theksoi Kabineti i Kryetarit të Presidencës së BeH-së.

Related posts

Për një vit çmimet e konsumit u rritën për 7.6 për qind

rezart morina

Përmbytjet në Pakistan, 54 të vdekur në 24 orët e fundit, mes tyre 18 fëmijë

admin

Arrestohen 12 persona të dyshuar për trafikim me njerëz, sekuestrohen armë e dokumenta

admin