RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Berlin: Kolona masive e automjeteve proteston duke dënuar sulmet e Izraelit në Gaza

berlin:-kolona-masive-e-automjeteve-proteston-duke-denuar-sulmet-e-izraelit-ne-gaza

Mijëra protestues u mblodhën në zemër të Berlinit të dielën për të denoncuar sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës.

Demonstruesit mbushën rrugën e 17 Qershorit me një autokolonë makinash që përshkoi qytetin, duke tërhequr vëmendjen për mizoritë që po ndodhin në Gaza.

Në rrugën e mirënjohur, që ndodhet midis Portës historike të Brandenburgut dhe Kolonës së Fitores, demonstruesit u mblodhën me automjetet e tyre të mbuluara me simbole.

Ata i mbanin automjetet e tyre me flamuj palestinezë, poster të fëmijëve të vrarë në sulmet e Izraelit dhe tabela që shkruanin “Mbroni Gazën”, “Kjo nuk është luftë, është gjenocid” dhe “Ndalo gjenocidin”.

Më vonë, protestuesit me autokolonë kaluan nëpër zonat qendrore të qytetit, duke i rënë borive përgjatë rrugës për të protestuar ndaj vrasjeve izraelite në Gaza.

Policia e Berlinit mori masa të gjera sigurie, duke ndaluar qarkullimin në zonat ku kalonte autokolona.

Related posts

Ende asnjë gjurmë nga nëna me dy fëmijët e mbytur në Shkodër, kërkimet shtrihen edhe në Mal të Zi

rezart morina

Astronauti i parë turk kryen eksperimentin e fundit shkencor në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor

rezart morina

Kim: Manovrat e përbashkëta SHBA-Kore e Jugut rrisin rrezikun e një lufte bërthamore

rezart morina