RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Bërnabiq mbërrin në Mitrovicë Veriore

bernabiq-mberrin-ne-mitrovice-veriore

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, po qëndron sot për vizitë në Republikën e Kosovës, me ç’rast ka vizituar qendrën e parë multimediale në Mitrovicën Veriore.

Ajo ka takuar në këtë qendër përfaqësuesit e Listës Serbe ndërsa jashtë janë duke qëndruar shumë qytetarë të cilët po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimin “Serbët nga Kosova gjithmonë me shtetin dhe kryeministren e tyre”, “Ne kemi një kryeministre, Ana Bërnabiq” etj.

Para arritjes së Bërnabiq në Kosovë, paraprakisht në pikën kufitare ku ka hyrë kryeministrja serbe janë shtuar masat e sigurisë nga organet e rendit të Republikës së Kosovës.

Ajo është duke zhvilluar vizitën në Kosovë në përcjellje të zyrtarëve policorë të Kosovës.

Related posts

MPB-ja monitoron procesin e lejeqëndrimit në Mitrovicën e Veriut

Irfan Jahiu

Kina: Realizimi i armëpushimit në Gaza mbetet “prioritet absolut”

Muhamet Ramadani

Gjysmëhëna e Kuqe Iraniane: Rritet në 555 numri i të vrarëve nga sulmet izraelito-amerikane ndaj Iranit

admin