Të premten janë betuar 20 kadetë të rinj të Qendrës për Studime Universitare të gjenerates 2028.
Në ceremoninë e mbajtur në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë, ishin të pranishëm ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Bashkim Jashari.
Sipas njoftimit, 20 kadetët do të ndjekin studimet e rregullta katërvjeçare sipas plan programeve mësimore me module teorike dhe praktike sipas standardeve të akademive më të avancuara ushtarake perëndimore.
“Me raportin para komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Bashkim Jashari sot në kazermën ‘’Adem Jashari’’ në Prishtinë u mbajt ceremonia ushtarake e betimit të 20 kadetëve të rinj të gjeneratës 2028.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, gjeneralë, oficerë e nënoficerë dhe familjarë të kadetëve. 20 kadetët do të ndjekin studimet e rregullta katërvjeçare sipas plan programeve mësimore me module teorike dhe praktike sipas standardeve të akademive më të avancuara ushtarake perëndimore”, thuhet në njoftimin e FSK-së në Facebook.