RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: Angazhimi i SHBA-së për sigurinë e Indo-Paqësorit është i palëkundur

biden:-angazhimi-i-shba-se-per-sigurine-e-indo-paqesorit-eshte-i-palekundur

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden priti në Shtëpinë e Bardhë liderët e Japonisë dhe Filipineve dhe tha se angazhimi i SHBA-së për mbrojtjen e Indo-Paqësorit është “i palëkundur”, transmeton Anadolu.

Biden u takua në Washington D.C me kryeministrin e Japonisë, Fumio Kishida dhe presidentin e Filipineve, Ferdinand Marcos.

Në takimin e tre liderëve, ndaj kërcënimit ushtarak të Kinës në rajonin e Indo-Paqësorit, Biden tha: “Angazhimi i SHBA-së për mbrojtjen e Japonisë dhe Filipineve është i palëkundur. Ashtu siç kam thënë më parë, çdo sulm që do të kryhet ndaj avionëve, anijeve ose ndaj forcave të armatosura të Filipineve në Detin e Kinës Jugore, do të kalojë në veprim mbrojtjen tonë të përbashkët”.

Në samitin e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, pika e fokusit kryesor të tre liderëve thuhet se do të jenë shqetësimet lidhur me veprimet provokative të Kinës në Paqësor. Samiti synon të kundërshtojë tentativat e Kinës për të “frikësuar” rajonin dhe për të dërguar mesazhin se Kina është “jashtë vendeve të rajonit”.

SHBA-ja, Japonia dhe Filipinet takohen për herë të parë në një samit të tillë.

Liderët pritet të njoftojnë se forcat e Rojës bregdetare do të kryejnë patrullime të përbashkëta në Indo-Paqësor, si vazhdim i stërvitjeve të forcave të zbatimit të ligjit që aleatët zhvilluan vitin e kaluar në ujërat në afërsi të Detit të diskutueshëm të Kinës Jugore.

Related posts

Një tërmet 6 ballë godet ishujt Vanuatu në Oqeanin Paqësor

RTI

“Dora Evropiane e Jetimëve” organizon ngjarjen masive të synetisë në Maqedoninë e Veriut

rezart morina

Cila është shporta e konsumit në vendet e rajonit?

admin