RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden i thotë Netanyahut se vrasja e punonjësve humanitarë është “e papranueshme”

biden-i-thote-netanyahut-se-vrasja-e-punonjesve-humanitare-eshte-“e-papranueshme”

Presidenti i SHBA-së Joe Biden i ka thënë kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu se vrasja e punonjësve humanitarë në Gaza është “e papranueshme” dhe se politika e ardhshme e SHBA-së do të varet nga zbatimi i reformave të mëdha nga Izraeli, transmeton Anadolu.

Në një telefonatë me Netanyahun, Biden “theksoi se sulmet ndaj punonjësve humanitarë dhe situata e përgjithshme humanitare janë të papranueshme”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë.

Komentet vijnë pasi Izraeli kreu sulme të martën ndaj një autokolone humanitare në Gaza qendrore që vrau shtatë punonjës humanitarë, që themeluesi i grupit i quajti “sulm i drejtpërdrejtë ndaj automjeteve të shënuara qartë, lëvizjet e të cilave njiheshin nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit”.

Shtëpia e Bardhë tha se Biden “e bëri të qartë nevojën që Izraeli të shpallë dhe zbatojë një sërë hapash specifikë, konkretë dhe të matshëm për të trajtuar dëmtimet civile, vuajtjet humanitare dhe sigurinë e punonjësve humanitarë”.

“Ai e bëri të qartë se politika e SHBA-së në lidhje me Gazën do të përcaktohet nga vlerësimi ynë i veprimit të menjëhershëm të Izraelit ndaj këtyre hapave”, thuhet në deklaratë.

Presidenti amerikan më tej ka favorizuar një armëpushim të menjëhershëm për të ndalur dhunën në enklavën bregdetare “për të stabilizuar dhe përmirësuar situatën humanitare dhe për të mbrojtur civilët e pafajshëm”. Ai ka kërkuar nga Netanyahu “të fuqizojë negociatorët e tij për të përfunduar një marrëveshje pa vonesë për të sjellë pengjet në shtëpi”, njoftohet më tej.

Hamasi tha më herët gjatë ditës se ende nuk ka përparim në bisedimet indirekte me Izraelin për një marrëveshje armëpushimi, sepse Tel Avivi është “i papajtueshëm” dhe ka hedhur poshtë çdo propozim që është paraqitur.

Me bisedimet, të cilat po ndërmjetësojen nga Egjipti dhe Katari me mbështetjen e SHBA-së, synohet të arrihet një armëpushim në këmbim të lirimit të pengjeve që mbeten në robërinë e Hamasit pas sulmit ndërkufitar të 7 tetorit.

Related posts

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike: Kurseni maksimalisht rrymën, 1 milion euro energji po importohet përditë

admin

Qyteti i New York-ut shpall gjendje emergjente për shkak të lisë së majmunit

admin

Ambasada amerikane: Kryetarët mbesin në detyrë, na vjen keq që Lista Serbe dhe tjerët nuk e rishqyrtuan pozicionin e tyre

admin