RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Qyteti i New York-ut shpall gjendje emergjente për shkak të lisë së majmunit

qyteti-i-new-york-ut-shpall-gjendje-emergjente-per-shkak-te-lise-se-majmunit

Vendimi erdhi disa ditë pasi shteti i New York-ut dhe San Francisco shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së virusit

Autoritetet në qytetin e New York-ut shpallën të shtunën emergjencë të shëndetit publik për shkak të rritjes së rasteve të lisë së majmunit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Bashkisë Eric Adams dhe komisioneri i Shëndetësisë Ashwin Vasan thanë në një deklaratë të përbashkët se deri në 150.000 banorë të qytetit mund të jenë në rrezik nga infeksioni.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë me partnerët tanë federalë për të siguruar më shumë doza sapo të bëhen të disponueshme”, thanë Adams dhe Vasan.

Vendimi erdhi disa ditë pasi shteti i New York-ut dhe San Francisco shpallën gjendje të jashtëzakonshme për shkak të përhapjes së virusit.

Të enjten, San Francisco shpalli emergjencë të shëndetit publik për shkak të shpërthimit të lisë së majmunit.

Vendimi “do të na lejojë të përgatisim dhe të përkushtojmë burimet për të parandaluar përhapjen”, tha kryebashkiakja London Breed në Twitter.

Rastet në San Francisco pothuajse janë dyfishuar në një javë dhe kanë arritur në 261, tha ajo.

Shteti perëndimor amerikan California, ku ndodhet qyteti i San Francisco-s, përbën pothuajse 40 për qind të afro 5.000 rasteve të konfirmuara në vend.

Organizata Botërore e Shëndetësisë javën e kaluar e shpalli linë e majmunit emergjencë globale shëndetësore për shkak të përhapjes së vazhdueshme të virusit. /aa

Related posts

Kosova këtë javë dorëzon aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian

admin

Izraeli bombardon automjetin e ndihmave humanitare, të paktën 9 të vrarë

admin6

Lirohet mërgimtari që u arrestua nga Serbia në kufi

admin