RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden i vendosur të vazhdojë mbështetjen ushtarake për Izraelin

biden-i-vendosur-te-vazhdoje-mbeshtetjen-ushtarake-per-izraelin

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, në pritjen e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë me rastin e festës hebre Hanukkah, tha se do të vazhdojë mbështetja e tij ushtarake për Izraelin, transmeton Anadolu.

Sipas lajmit të “The Times of Israel”, Biden në fjalimin e tij të mbajtur në aktivitet, dënoi anti-semitizmin në rritje në SHBA pas sulmeve të Izraelit ndaj Palestinës.

Biden theksoi se “do të vazhdojnë t’i japin mbështetje ushtarake Izraelit deri sa të shpëtohen nga Hamasi”, duke shtuar: “Por duhet të jemi vigjilentë. Mendimi i gjithë botës mund të ndryshojë brenda natës. Nuk mund të lejojmë kjo të ndodhë”.

Ai tha se angazhimi i tij për sigurinë e hebrenjve dhe Izraelit dhe të drejtën e ekzistencës së shtetit të pavarur hebre është i palëkundur. “Po të mos ishte Izraeli, asnjë hebre në botë nuk do të ishte i sigurt”, tha Biden.

“Ngrohtësia dhe lidhja ime me komunitetin hebre është e padiskutueshme. Disa vite më parë u futa në telashe dhe u kritikova kur thashë ‘Nuk duhet të jeni hebre për të qenë sionist dhe unë jam sionist’”, shtoi ai.

Related posts

Shkollat ushtarake amerikane, lëndë të re me “Islam të dhunshëm”

Muhamet Ramadani

Në xhamitë e Kosovës u mblodhën mbi 400 mijë euro për të prekurit nga tërmeti në Turqi

admin

Votimi i Asamblesë së KiE për Kosovën, Osmani: Moment historik në rrugëtimin  evropian

admin