RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden i zhgënjyer lidhur me projektin e portit të përkohshëm në Ga’za

biden-i-zhgenjyer-lidhur-me-projektin-e-portit-te-perkohshem-ne-ga’za

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden tha se është i zhgënjyer nga projekti i përkohshëm i portit që synon të transportojë ndihma humanitare nga Administrata Greke Qipriote e Qipros Jugore në Gaza, transmeton Anadolu.

Duke folur në konferencën për media të mbajtur në fund të Samitit të NATO-s në Washington, Biden iu përgjigj pyetjes së një gazetari dhe tha: “Jam i zhgënjyer që disa nga gjërat që parashtrova dështuan”, në lidhje me projektin e përkohshëm të portit të ndërtuar nga ushtria amerikane në brigjet e Gazës.

“Shpresoja se projekti do të ishte më i suksesshëm”, tha Biden për portin e përkohshëm, i cili u çaktivizua dy herë për shkak të kushteve të pafavorshme të motit dhe materialet e ndihmës që transportoheshin përmes tij nuk mund të arrinin në Gaza.

– Biden njoftoi se një port lundrues do të dërgohej në Gaza

Në fjalimin e tij të fundit më 7 mars, presidenti amerikan Biden njoftoi se një port i përkohshëm do të dërgohej në rajon për të ofruar ndihma humanitare për popullatën e Gazës.

Me këtë metodë, administrata e Bidenit synon të kapërcejë pengesën e vendosur nga administrata izraelite, e cila ngadalësoi hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza përmes kufirit tokësor. Pas kësaj, Pentagoni dërgoi JLOTS, sistemin e dokut lundrues të përdorur nga forcat inxhinierike amerikane, drejt brigjeve të Gazës.

Pas më shumë se dy muajsh vendosjeje, doku lundrues u bë funksional për herë të parë në mes të majit. Skeleti, i cili u dëmtua si pasojë e stuhisë së 25 majit, u rindërtua në bregun e Gazës pasi u riparua në Izrael.

Ndërsa zona në bregun e Gazës ku SHBA-ja hedh ndihma humanitare po arrin pikën e mbushjes, nuk është dhënë asnjë informacion se sa nga ndihmat e ardhura nga deti kanë arritur deri më tani në Gaza.

Pentagoni tha se do të rivendoste portin e përkohshëm në Gaza, i cili u tërhoq në brigjet e Ashdodit në Izrael, për shkak të kushteve të pafavorshme të motit. Megjithatë, nuk dihet se çfarë hapi do të ndërmarrë ushtria amerikane në lidhje me portin e përkohshëm lundrues pas deklaratës së Bidenit.

Related posts

Dëmet nga përmbytjet në Slloveni arrijnë në 4.7 miliardë euro

rezart morina

Çeçenët ikin në Bosnjë për ta shmangur thirrjen në ushtrinë ruse

admin

Kurti: Buxheti 2023 s’do të jetë si dikur shumë për disa, por do të jetë shumë për të gjithë

admin