RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden mban fjalim në Varshavë: Putin gaboi rëndë me Ukrainën

biden-mban-fjalim-ne-varshave:-putin-gaboi-rende-me-ukrainen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden mbajti një fjalim në kryeqytetin e Polonisë, Varshavë në prag të 1-vjetorit të luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

Biden u shpreh se gjatë takimit të djeshëm në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenky, i bëri të ditur këtij të fundit se SHBA-të do të vijojnë të mbështesin Ukrainën.

Sipas tij, presidenti rus, Vladimir Putin gaboi rëndë me pushtimin e Ukrainës dhe shtoi se populli ukrainas është shumë guximtar.

“Ditën e djeshme, pata nderin të qëndroja përkrah presidentit Zelensky, të cilit i bëra të qartë se do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë Ukrainës pavarësisht gjithçkaje. Presidenti Putin gaboi, populli i Ukrainës është shumë guximtar. Gjithashtu, mbështetja perëndimore ishte shumë e fortë.

Ai mendoi se NATO ishte i fragmentarizuar, por NATO ishte më i bashkuar se kurrë më parë. Ai mendoi të kthente në armë energjinë, por ne qëndruam bashkë dhe i bëmë ballë.”, theksoi Biden.

Biden u shpreh se presidenti rus, Vladimir Putin nuk i arriti objektivat e tij në Ukrainë.

Ndër të tjera, Biden bëri të ditur se më shumë se 50 vende kanë rënë dakord për të furnizuar Ukrainën me armë.

“Kur po bëhet 1 vit nga lufta, Putin nuk i ka arritur objektivat e tij, por sërish ai vazhdon. Ai nuk duhet të ketë asnjë dyshim, se mbështetja jonë për Ukrainën nuk do të kursehet, përkundrazi, do të vijë duke u bërë më e fortë. Përpjekja e presidentit Putin për pushtet dhe pushtim, dështoi.

Më shumë se 50 vende kanë rënë dakord për të furnizuar Ukrainën me armë, municione dhe armatime të tjera. Shtetet e tjera të BE-së kanë avancuar ndihmën, jo vetëm në aspektin e sigurisë, por edhe në ekonomi”, theksoi ai. /euronews

Related posts

Qeveria në Tel Aviv po “shikon” me ankth drejt Hagës! Çfarë pasojash do të kishte një urdhër-arrestit ndaj kryeministrin izraelit Netanyahu

admin

Abazoviq: Në Srebrenicë më 11 korrik të vitit 1995 është vrarë njerëzimi

admin

Përfundoi me sukses therja e kurbaneve

admin