Presidenti i SHBA Joe Biden i ka premtuar “mbështetje të palëkundur” udhëheqësit brazilian Luiz Inácio Lula da Silva dhe e ftoi atë në Uashington deri në fillim të shkurtit, thuhet në një deklaratë të Shtëpisë së Bardhë.
“Presidenti Biden deklaroi mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë braziliane” gjatë një bisede telefonike, e ftoi Lulën në Shtëpia e bardhë’’, thuhet në deklaratë.
Presidenti Biden dënon dhunën dhe sulmet ndaj institucioneve demokratike dhe transferimin paqësor të pushtetit.
‘’Dy liderët ranë dakord të punojnë ngushtë së bashku për çështjet me të cilat përballen Shtetet e Bashkuara dhe Brazili, duke përfshirë ndryshimin e klimës, zhvillimin ekonomik, paqen dhe sigurinë,” thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Edhe përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Punë të Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Josep Borrell, theksoi se ”BE dënon fuqishëm bastisjen e ndërtesave qeveritare nga mbështetësit e Bolsonaro-s”.
“BE-ja përsërit mbështetjen e plotë për presidentin Lula dhe sistemin demokratik të Brazilit, si dhe shpreh solidaritetin me institucionet demokratike të cilat janë vendosur në objektivin e këtij sulmi. Demokracia e Brazilit do të triumfojë mbi dhunën dhe ekstremizmin”, deklaroi Borrell./atsh