RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden mbi ar’mëpushimin në Ga’za: Është i mundur para përfundimit të mandatit presidencial

biden-mbi-ar’mepushimin-ne-ga’za:-eshte-i-mundur-para-perfundimit-te-mandatit-presidencial

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka deklaruar se armëpushimi në Gaza është i mundur para përfundimit të mandatit të tij presidencial, transmeton Anadolu.

Në një intervistë për kanalin CBS, Biden bëri vlerësime lidhur me çështjen e armëpushimit në Gaza.

Ndaj pyetjes nëse është i mundur apo jo armëpushimi në Gaza pa përfunduar mandati i tij presidencial, presidenti Biden ka dhënë përgjigjen se “Po, është ende i mundur”.

“Plani i armëpushimit i mbështetur nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) është ende i zbatueshëm”, deklaroi Biden, i cili shtoi se ata vazhdojnë punimet që situata “të mos kthehet në një luftë rajonale”.

Më 31 maj Biden njoftoi planin e armëpushimit me 3 faza për të cilin ai nënvizoi se ishte propozimi i Izraelit. Shkurtimisht, plani përfshinte një armëpushim të përhershëm, tërheqjen e Izraelit nga e gjithë Gaza, lirimin e ndërsjellë të pengjeve dhe të burgosurve, kthimin e palestinezëve të zhvendosur në Gaza, dërgimin e pandërprerë dhe të mjaftueshëm të ndihmës humanitare dhe rindërtimin e Gazës.

Ndërsa Netanyahu më vonë parashtroi kushte të reja në lidhje me negociatat për shkëmbimin e pengjeve. Këto kushte parashikonin “parandalimin e kthimit të palestinezëve të armatosur nga jugu në veri dhe mbajtjen e ushtrisë izraelite në korridorin e Filadelfit në kufirin mes Gazës dhe Egjiptit”.

Në një deklaratë të përbashkët të publikuar më 8 gusht SHBA-ja, Egjipti dhe Katari për sigurimin e armëpushimit dhe shkëmbimin e pengjeve në Gaza i bënë thirrje Izraelit dhe Hamasit për rifillimin e negociatave në Kajro ose Doha më 15 gusht.

Related posts

Izraeli vazhdon sulmet në Libanin jugor gjatë armëpushimit, 3 të vrarë dhe 6 të plagosur

RTI

Humbja në zgjedhje lokale, Starmer sfidohet nga deputetët e partisë së tij! Kërkohet llogari, deri në dorëheqje

admin

Rusia bombardon me dronë rrjetin elektrik të Ukrainës, 35 mijë familje pa energji elektrike në odesa në mes të dimrit polar!

admin