RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden për marrëveshjen e mundshme për pengjet: Tani jemi shumë afër

biden-per-marreveshjen-e-mundshme-per-pengjet:-tani-jemi-shume-afer

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka deklaruar se është arritur “shumë afër” sjelljes së pengjeve në “shtëpi” mes raporteve për përparim në arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e izraelitëve të mbajtur nga grupi palestinez Hamas në Rripin e Gasës, raporton Anadolu.

“Tani jemi shumë afër, shumë afër. Ne mund t’i sjellim pengjet në shtëpi shumë shpejt”, tha Biden në një takim në Shtëpinë e Bardhë.

Duke theksuar se ai së fundmi bisedoi me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, si dhe me emirin e Katarit, i cili ka ndihmuar në ndërmjetësimin e marrëveshjes, Biden tha se “kur të kemi më shumë për të thënë, do ta bëjmë, por gjërat duket mirë për momentin”.

Komentet e presidentit amerikan vijnë pasi Netanyahu dhe lideri politik i Hamasit, Ismail Haniyeh, raportuan për përparim në arritjen e një marrëveshjeje për lirimin e izraelitëve të mbajtur nga Hamasi në Rripin e Gazës.

Gjithashtu disa media amerikane raportuan për një marrëveshje të mundshme të Izraelit dhe Hamasit që do të shpallet sot, për lirimin e 50 grave dhe fëmijëve pengje në këmbim të një pauze katër deri në pesë ditë, si dhe lirimin e tre të burgosurve palestinezë në burgjet izraelite për çdo peng të liruar.

Besohet se Hamasi mban të paktën 239 izraelitë pas një sulmi ndërkufitar më 7 tetor. Grupi palestinez thotë se është gati të lirojë pengjet në këmbim të mijëra palestinezëve të mbajtur në burgjet izraelite.

Related posts

Kryeministria reagon pas ndalimit të Sinanit nga policia kufitare serbe

admin

Vrasja e liderit të Hamasit, Irani: Ismail Haniyeh u qëllua me një raketë me rreze të shkurtër veprimi! Sulmi u krye nga regjimi sionist dhe u mbështet nga…

admin

Aktivistja e mjedisit Thunberg arrestohet në Danimarkë gjatë pr’otestës kundër Iz’raelit

admin