RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden pritet me sloganet “mbështetës i gjenocidit” në takimin në Los Angeles

biden-pritet-me-sloganet-“mbeshtetes-i-gjenocidit”-ne-takimin-ne-los-angeles

Presidenti amerikan Joe Biden u prit nga një grup protestuesish me sloganet “mbështetës i gjenocidit” në Los Angeles të SHBA-së, transmeton Anadolu.

Në kuadër të vizitës së tij në Los Angeles, Biden mbajti një fjalim në bibliotekën “Culver City Julian Dixon” ndërsa kundër tij protestuan nga një grup demonstruesish pro Palestinës.

Gjatë momentit kur po shkonte në drejtim të ndërtesës nën shoqërimin e autokolonës, një grup protestuesish që kritikuan Bidenin për mbështetjen e sulmeve të Izraelit në Gaza brohoritën me sloganet “mbështetës i gjenocidit”.

Në bibliotekë protestuesit ndërprenë fjalën e Bidenit i cili po fliste për uljen e borxheve të studentëve në SHBA. Pas fjalimit, autokolona e Bidenit u përcoll sërish nën shoqërimin e protestës dhe sloganeve.

SHBA-ja vendosi veto ndaj thirrjeve për armëpushim

Pavarësisht humbjeve të mëdha civile në Gaza, kryesisht gra dhe fëmijë si dhe krimet e luftës të kryera nga Izraeli shumë herë të konfirmuara dhe nga zyrtarët e OKB-së, SHBA-ja e cila ka të drejtën e vetos në KS-OKB e bën KS-OKB-në jofunksionale duke vendosur veto ndaj thirrjeve për armëpushim.

SHBA-ja më parë ka vendosur veto ndaj projekt-rezolutave në lidhje me Gazën të paraqitur në KS-OKB më 16, 18, 25 tetor 2023 si dhe më 8 dhjetor 2023.

Administrata e Washingtonit së fundmi vendosi veto ndaj projekt-rezolutës së paraqitur nga Algjeria më 20 shkurt dhe e cila kërkonte armëpushim urgjent humanitar në Gaza. Britania e Madhe abstenoi lidhur me projekt-rezolutën për të cilën 13 nga 15 vendet anëtare të KS-OKB-së votuan pro.

Related posts

Përfundon kampanja për lejimin e shamisë në shkolla

admin

Kosova dhe Maqedonia e Veriut pritet të kenë rritje më të lartë ekonomike se viti paraprak në rajon

admin

Protestë në Beograd kundër propozimit për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën

rezart morina