RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden pritet të takohet me Netanyahun më 25 korrik

biden-pritet-te-takohet-me-netanyahun-me-25-korrik

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, i cili po kurohet aktualisht në shtetin Delaware nga dita kur u infektua me COVID-19, pritet të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, i cili erdhi në Washington për të mbajtur fjalim në Kongres, transmeton Anadolu.

Një zyrtar amerikan, i cili nuk ka dashur të zbulojë identitetin ka bërë një deklaratë për AA në lidhje me takimin e shumëpritur Biden-Netanyahu.

Zyrtari amerikan njoftoi se Biden pritet të takohet me Netanyahun më 25 korrik të enjten në Shtëpinë e Bardhë.

Në takimin mes palëve pritet të diskutohet në mënyrë gjithëpërfshirëse për situatën e fundit në Rripin e Gazës dhe të vlerësohen skenarët në lidhje me negociatat e armëpushimit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se Bideni, i cili është i izoluar në shtëpinë e tij në Delaware që nga 17 korriku, kur u infektua me COVID-19, do të kthehet sot në Shtëpinë e Bardhë dhe do të vazhdojë punën e tij rutinë.

Mediat izraelite dhe amerikane kishin pretenduar se Biden dhe Netanyahu mund të mos takohen për shkak të infeksionit të Bidenit.

Related posts

Ukraina pretendon se Rusisë i janë vrarë 50 mijë ushtarë

admin

Gjendet vetura e të dyshuarit për vrasjen e gruas shtatzënë

admin

Austri, policia ndërhyn ndaj protestuesve pro-palestinezë në Universitetin e Vjenës

admin6