RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Biden: SHBA-ja do të mbetet një partner i besueshëm i NATO-s

biden:-shba-ja-do-te-mbetet-nje-partner-i-besueshem-i-nato-s

Presidenti amerikan, Joe Biden tha dje në mbrëmje se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbeten një partner i besueshëm i NATO-s, pavarësisht se çfarë mund të ndodhë në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

Deklarata e tij erdhi gjatë një samiti me liderët nordikë në Helsinki, Finlandë.

Biden siguroi se Uashingtoni do të qëndrojë me aleancën e mbrojtjes perëndimore, në të cilën Finlanda u bë anëtarja e 31-të në prill.

Më pak se 16 muaj përpara zgjedhjeve presidenciale në SHBA, republikani Donald Trump po kryeson mes kandidatëve të partisë së tij, ndërsa Biden është i sigurt se të marrë kandidaturën e demokratëve.

Në Evropë janë ende të freskëta kujtimet e skepticizmit të Trump ndaj aleancës transatlantike, i cili vuri në pikëpyetje qëllimin dhe efikasitetin e saj. Në një moment ai e quajti atë “të vjetëruar”.

“NATO ka mbështetje të madhe nga populli amerikan. Ka mbështetjen dërrmuese të anëtarëve të Kongresit, si Dhoma dhe Senati, dhe të të dyja partive, pavarësisht disa elementëve ekstremë të një partie. Ne do të qëndrojmë së bashku”, theksoi presidenti amerikan. /atsh

Related posts

Erdogan mbledh qindra mijëra njerëz në bastionin e opozitës – VIDEO

Muhamet Ramadani

Finale – Parlamenti Evropian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, nga 1 janari 2024 udhëtojmë pa viza

Muhamet Ramadani

Begaj në takim me sekretarin e NATO-s: Kosova duhet të anëtarësohet në OKB dhe NATO

Muhamet Ramadani